Në ambulantën e Preshevës kërkohet një oftalmolog – hapet konkursi për punësim

Bazuar në nenet 7–9 të Marrëveshjes Kolektive të veçantë për institucionet shëndetësore të themeluara nga Republika e Serbisë, provinca autonome dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 96/2019 dhe 58/2020 – Aneks), nenin 23 të Statutit të Shtëpisë së Shëndetit në “Preshevë”, në përputhje me Planin kadror të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2024 (nr. 112-01-00086/2024-02, datë 23 shkurt 2024), me Instruksionin e Ministrisë së Shëndetësisë (nr. 120-01-151/2020-02, datë 30 korrik 2025), si dhe Vendimin e drejtorit në detyrë të Shtëpisë së Shëndetit në “Preshevë” (nr. 1315, datë 22 gusht 2025), shpallet:
KONKURS PUBLIK
Për pranimin në marrëdhënie pune
Me kohë të caktuar, për shkak të rritjes së volumit të punës, me kohë të plotë pune, deri më 28 shkurt 2026, për pozitën:
Mjek – specialist i oftalmologjisë (një ekzekutues, me diplomë VII/2 – Fakulteti i Mjekësisë, i punësuar në Shërbimin specialistiko-konsultativ – ordinanca e oftalmologjisë).
Pozita shpallet për shkak të lirimit të vendit të punës pas pensionimit të mjekut specialist të oftalmologjisë.
Kushtet për aplikim
Përveç kushteve të përcaktuara në nenin 24 të Ligjit të Punës të Republikës së Serbisë, kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet e përcaktuara me Rregulloren mbi organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës të Shtëpisë së Shëndetit në “Preshevë”.
Kushtet minimale për këtë vend pune:
– VII/2 shkallë kualifikimi arsimor (Fakulteti i Mjekësisë),
– provim specialistik i dhënë në oftalmologji,
– licencë nga Dhoma kompetente ose vendim për regjistrim në dhomën përkatëse të punonjësve shëndetësorë,
– njohuri në teknologjitë e informacionit,
– së paku 10 vite përvojë pune si mjek specialist i oftalmologjisë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
– Aplikim me biografi të shkurtër (me adresë, numër telefoni dhe email),
– Kopje të noterizuar të diplomës dhe të certifikatës për provimin e shtetit,
– Kopje të noterizuar të certifikatës së provimit specialistik,
Kopje të noterizuar të licencës ose vendimit për regjistrim në dhomën kompetente,
– Dëshmi për përvojën e punës,
– Kopje të kartës së identitetit,
– Origjinal ose kopje të noterizuar të certifikatës së shtetësisë,
– Origjinal ose kopje të noterizuar të certifikatës së lindjes, dhe të martesës nëse është ndryshuar mbiemri.
Shënim: Kandidati i përzgjedhur është i detyruar të dorëzojë edhe vërtetim mjekësor për aftësinë shëndetësore për punë.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Aplikimet dorëzohen personalisht në zarf të mbyllur pranë Shtëpisë së Shëndetit në “Preshevë” çdo ditë pune nga ora 07:00 deri 15:00, ose me postë në adresën:
Dom zdravlja Preševo,
Rr. 15 Nëntori nr. 88,
17523 Preševo
(Zarfi duhet të mbajë shënimin: “Prijava na oglas za prijem u radni odnos na određeno vreme – \[pozicioni]”).
Afati i aplikimit është 8 ditë nga dita e publikimit të konkursit në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Serbisë: https://www.zdravlje.gov.rs/tekst/446730/dom-zdravlja-presevo.php
Informacione shtesë
– Kandidatët që plotësojnë kushtet mund të ftohen në intervistë.
– Kandidatët që nuk përzgjidhen do të njoftohen me vendim zyrtar. Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet.
– Vendimin përfundimtar mbi përzgjedhjen e merr drejtori në detyrë i Domit të Shëndetësisë “Preševo”.
– Aplikimet e vonuara ose me mangësi nuk do të shqyrtohen.
