Nëse udhëtoni në këtë vend të BE-së, kushtoni MIRE vëmendje kësan shenje: GJOBAT deri 1.800 €

Nga 15 shtatori në qendër të Geronës hyn në fuqi Zona me Emisione të Ulëta (ZEU), e cila është e shënuar me tabela të veçanta rrugore. Kjo masë ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe do të zbatohet nga e hëna deri të premten, ndërsa gjatë fundjavave dhe festave, automjetet pa ngjitëse ekologjike do të mund të qarkullojnë lirshëm.

Automjetet me ngjitëse ekologjike 0, ECO, B ose C mund të hyjnë lirshëm në zonë.
Banorët e Geronës deri më tani kanë qenë të përjashtuar, por nga viti 2025 edhe për ta do të vlejnë të njëjtat rregulla.

Ndalimi për automjetet pa ngjitëse ekologjike do të zbatohet ditëve të punës nga ora 07:00 deri në 20:00.
Gjatë fundjavave dhe festave kufizimet nuk vlejnë, ndërsa shoferët kanë të drejtë të hyjnë deri në 24 ditë në vit edhe pa leje shtesë.
Kontrolli bëhet me kamera dhe tabela elektronike që lexojnë targat e automjeteve – sistem i ngjashëm që tashmë funksionon edhe në Barcelonë.

Gjobat standarde* për automjetet pa ngjitëse ekologjike fillojnë prej rreth 200 €, ndërsa nëse paguhen shpejt, mund të ulen në 100 €.

Në Barcelonë gjobat janë më të larta: 100–500 € për automjete të vogla dhe motoçikleta, 500–1.000 € për autobusë dhe kamionë, për automjetet që ndotin më shumë, gjoba arrin deri në 1.800 €, ndërsa për shkelje të përsëritura gjoba rritet edhe me 30%.

Zona përfshin pjesën më të madhe të qendrës së Geronës – nga parku Devesa, rrugët Emili Grahit dhe del Carme, deri te lumi Güell dhe Qyteti i Vjetër.

Back to top button