Po ngjyrosen vijat e këmbësorëve pranë shkollave të mesme në Preshevë

Preshevë – Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Moravica” kanë nisur punimet për ngjyrosjen e vijave të këmbësorëve në rrugët pranë shkollave të mesme të qytetit.

Vijat po ngjyrosen me ngjyrë të bardhë e të kuqe, duke i bërë ato më të dukshme për shoferët dhe më të sigurta për këmbësorët, veçanërisht për nxënësit që çdo ditë kalojnë nëpër këto rrugë.

Kjo nismë ka për qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, duke krijuar kushte më të favorshme për lëvizjen e qytetarëve.

Aksioni pritet të vazhdojë edhe pranë vijave të bardha tek shkolla fillore.

Back to top button