Vetura merr flakë në rrugën e Gjilanit, reagojnë zjarrfikësit në Preshevë

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Preshevë-Gjilan, ku një veturë ka marrë flakë në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve që kanë mbërritur në redaksinë e Presheva.AL, ngjarja ka ndodhur në një kthesë të rrugës, ku automjeti është përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi njësitë e zjarrfikësve nga Presheva, të cilët kanë ndërhyrë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit janë ende në hetim, por dyshohet se mund të ketë qenë një defekt teknik në veturë.

Për disa minuta është bërë bllokimi i përkohshëm të qarkullimit për të lejuar intervenimin e zjarrfikësve dhe për të siguruar vendin e ngjarjes.

Fotografia është dërguar nga qytetarë përmes portalit tonë.

Back to top button