APN: “Vijat e bardha afër shkollave – projekte njëpërdorimshe të pushtetit”

Alternativa për Ndryshim (APN), nëpërmjet kryetarit të saj Visar Memeti, ka sulmuar ashpër administratën komunale për gjendjen e vijave të bardha paraobjektore pranë shkollave në Preshevë. Memeti thekson se këto vija, të cilat u promovuan me madhështi nga pushteti vendor vetëm para disa ditësh, tashmë janë gati të zhdukura.

“Kjo është pasqyra e një qeverisjeje njëpërdorimshe: premtime të mëdha, projekte të papeshuara dhe rezultate që zhduken para syve të qytetarëve”, deklaroi Memeti në një shënim në rrjetet sociale.

Sipas tij, ngjyrosja e vijave ishte thjesht një veprim simbolik, i paplanifikuar dhe i përfunduar me nxituar, madje edhe pse pagesat për shërbimet e kompanisë kontraktuese janë bërë me kohë.

“Në vend që të bëhen investime serioze për sigurinë e fëmijëve tanë, ne shohim projekte mediokre që rezistojnë më pak se një javë”, shtoi ai.

Back to top button