Ekskluzive: Dosje spiunazhi politike – Rivalët e Luginës nën vëzhgim të Beogradit!

Presheva.AL sjell një panoramë të situatës së ndjeshme politike në Luginë të Preshevës, duke u bazuar në informacionet ekskluzive të siguruara nga FOLonline. Sipas burimeve të këtij portali, rivaliteti mes subjekteve politike lokale ka arritur nivele të larta, duke përfshirë edhe mbikëqyrje dhe rrjedhje informacioni.
Burimet e FOLonline bëjnë me dije se individë me pozita të larta në partitë lokale janë përfshirë në ndjekjen dhe dokumentimin e aktivitetit të kundërshtarëve të tyre politikë, dhe informacioni mbi ta është dërguar në drejtim të strukturave shtetërore në Serbi. Ky vëzhgim përfshin sidomos takimet në Prishtinë, por edhe ndejat dhe kontakte private.
Sipas burimeve, informacioni përfshin publikime në rrjete sociale, analiza të komenteve politike dhe përmendje të ish-komandantëve të UÇK-së. Qëllimi i këtij monitorimi është të matet “përshtatshmëria” e individëve dhe grupeve politike të Luginës ndaj Beogradit, duke identifikuar se kush shihet si më i leverdishëm për bashkëpunim dhe kush mund të jetë problematik për interesat e qendrës.
FOLonline raporton se strukturat e sigurisë në Serbi posedojnë edhe transkripte të disa bisedave të zhvilluara në Prishtinë midis përfaqësuesve nga Lugina dhe zyrtarëve kosovarë, duke treguar një nivel më të lartë të mbikëqyrjes se sa ishte supozuar më parë.
