Komuna e Preshevës ura bashkëpunimi me Zhupanin e Megjimurjes, rajon në Kroaci

Komuna e Preshevës ka zhvilluar një vizitë zyrtare në rajonin e Međimurjes, Kroaci, me synimin e forcimit të lidhjeve ndërmjet dy komunave dhe krijimit të urave të reja bashkëpunimi.
Gjatë vizitës, delegacioni i Preshevës u prit nga autoritetet lokale të Međimurjes, ku u diskutua për projekte të përbashkëta në fusha të ndryshme si zhvillimi ekonomik, kultura, infrastruktura dhe shkëmbimi i përvojave.
Përfaqësuesit e të dyja palëve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të lidhjeve të qëndrueshme që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët. Në fokus ishte edhe ideja e shkëmbimit kulturor dhe ndërtimit të urave të mirëkuptimit mes komuniteteve shqiptare dhe kroate.
Vizita e Preshevës në Međimurje shihet si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të marrëdhënieve të ndërsjella dhe një mundësi për nisma të reja që do të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy rajoneve.
