Në Norçë komuna e Preshevës shtron 162 metra asfalt

Në bashkësinë lokale Norcë është përfunduar ndërtimi i një rruge të re me shtresë asfalti në lagjen e njohur si Mahalla e Gerjave. Komuna e Preshevës në këtë segment ka shtruar asfalt në gjatësi 162 metra dhe gjerësi prej 3 metrash.
Sipas përfaqësuesve lokalë, kjo ndërhyrje infrastrukturore pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e banorëve, të cilët deri tani janë përballur me vështirësi për shkak të mungesës së rrugës së asfaltuar.
“Asfaltimi i kësaj rruge do t’u sjellë lehtësira të konsiderueshme qytetarëve, pasi automjetet dhe motorët do të lëvizin më lirshëm. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së banorëve të kësaj lagjeje,” tha zv.kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.
Mustafa theksoi se projekte të ngjashme do të realizohen edhe në lagje të tjera, duke garantuar se prioritet mbetet përmirësimi i kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.
