Nis pastrimi i lumit në Preshevë

Në një përpjekje për përmirësimin e mjedisit jetesor, mbrojtjen e natyrës dhe parandalimin e përmbytjeve, komuna e Preshevës ka nisur sot punët e pastrimit të strehës së lumit në qytet.

Ky projekt synon të largojë mbeturinat dhe pengesat që dëmtojnë ekosistemin dhe rrjedhën natyrore të ujit, duke kontribuar në një rrjedhë më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryetarja Ardita Sinani theksoi se fokusi i veçantë i këtij projekti është të përmirësohet cilësia e jetës së banorëve dhe të mbrohet mjedisi nëpërmjet veprimeve konkrete.

Pastrimi i strehës së lumit parashikohet të zvogëlojë rreziqet e përmbytjeve gjatë stinëve me reshje të intensive dhe njëkohësisht të promovojë një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë banorët.

Back to top button