Arrestohet se festoi me armë fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc kanë arrestuar V. A. (i lindur në vitin 2002) nga Bujanoci, pasi ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas të dhënave të policisë, më 11 tetor të këtij viti, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet përfaqësueses së Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë, i dyshuari ka qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Me urdhër të prokurorit të shërbimit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, i dyshuari është mbajtur në paraburgim deri në 48 orë dhe më pas do të paraqitet para prokurorit me kallëzim penal.
Policia ka bërë të ditur se po vazhdon hetimet dhe punën për zbardhjen e plotë të rastit.
