Qytetarë nga Presheva marrin pjesë në protestën në Tiranë për mbështetje të ish pjestarevë të UÇK-së

Një grup qytetarësh nga Lugina e Preshevës, janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e mbajtur në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Autobusët që transportuan qytetarët preshevarë mbanin simbole të UÇK-së dhe pankarta me mbishkrimin “Presheva është me ju!”, si shenjë solidariteti me të akuzuarit nga radhët e UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.
Në pankartat e vendosura në automjete shiheshin portretet e figurave të njohura të luftës dhe politikës shqiptare, ndërsa mesazhi kryesor i protestës ishte uniteti kombëtar dhe mbështetja për drejtësinë ndaj luftës çlirimtare.
Organizatorët nga Presheva theksuan se pjesëmarrja e tyre në Tiranë është një shprehje e përbashkët e krenarisë kombëtare dhe përkushtimit ndaj vlerave të lirisë, të fituara me shumë sakrifica gjatë luftës së fundit në Kosovë.
