Reshje të mëdha shiu priten në Preshevë sot dhe nesër

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë – Sektori për Situata të Jashtëzakonshme ka shpallur alarm për reshje të dendura që do të përfshijnë qendrat dhe jugun e Serbisë më datat 2 dhe 3 tetor 2025, duke përfshirë edhe rajonin e Preshevës.

Sipas njoftimit, reshjet e mëdha pritet të shkaktojnë rrezik nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe ortekët në disa zona malore. Rajoni i Preshevës, i përfshirë në hartën e zonës së rrezikut, është pjesë e këtij paralajmërimi.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve:
– të shmangin lëvizjen në zonat malore dhe të rrezikshme;
– të sigurojnë pasuritë e tyre materiale;
– të ndjekin me kujdes paralajmërimet e institucioneve përgjegjëse.

MUP thekson se situata do të monitorohet në vazhdimësi dhe qytetarët duhet të jenë të përgatitur për çdo zhvillim.

Back to top button