Shqipëria fiton ndaj Serbisë në Leskovc me golin e Manajt!

Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore historike ndaj Serbisë në ndeshjen e zhvilluar në qytetin e Leskovcit, me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Rei Manaj në fund të pjesës së parë, pas një aksioni të bukur në zonë, ku sulmuesi kuqezi tregoi vendosmëri dhe qetësi përballë portierit serb, duke dërguar topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi të kontrollonte lojën dhe krijoi disa raste të pastra shënimi, por pa arritur të dyfishojë avantazhin. Përfaqësuesja serbe tentoi të reagojë, por mbrojtja shqiptare qëndroi solide dhe e disiplinuar.

Në minutat e fundit të takimit, Nedim Bajrami kishte mundësinë ideale për të vulosur fitoren, pasi doli i vetëm përballë portierit, por gjuajtja e tij nuk gjeti rrjetën.

Me këtë fitore, Shqipëria konfirmon formën e mirë dhe shpirtin luftarak të skuadrës, duke sjellë gëzim të madh për tifozët kuqezi kudo që ndodhen.

Back to top button