Burim Demiri & Kastriot Tusha sjellin këngën emocionale “Të fala nga Presheva”

Është publikuar projekti më i ri muzikor i artistëve Burim Demiri dhe Kastriot Tusha, me titull “Të fala nga Presheva”, një këngë që sjell atmosferën, traditën dhe krenarinë shqiptare të Luginës.
Në videoklip shfaqet një djalosh i veshur me kostum kombëtar, i cili valëvit flamurin kuqezi para një objekti tradicional, duke dhënë një mesazh të qartë se identiteti shqiptar mbetet i gjallë te brezat e rinj.
Kënga është pritur mirë nga publiku dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale, duke u shndërruar në një përshëndetje të veçantë nga Presheva për shqiptarët kudo që janë.
