Kryeshefi i Komunës së Preshevës mbyll dyert për punëtorët që vonohen në mëngjes

Në mëngjesin e ditës së sotme, punëtorët e administratës komunale në Preshevë janë përballur me një situatë të pazakontë: dyert e objektit komunal kanë qenë të mbyllura për të gjithë ata që kanë mbërritur pas orës 7:00.

Sipas orarit zyrtar, punëtorët e komunës fillojnë punën në orën 07:00 dhe përfundojnë në 15:00, ndërsa pushimi i mëngjesit është parashikuar nga 09:30 deri në 10:00. Megjithatë, sot në mëngjes, ata që kanë ardhur disa minuta me vonesë nuk janë lejuar të hyjnë në objekt, pasi kryeshefi i administratës komunale kishte urdhëruar mbylljen e dyerve.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Komuna e Preshevës apo vetë kryeshefi lidhur me këtë vendim.

Back to top button