Aksident trafiku në rrugën “15 Nëntori”

Para pak çastesh, në rrugën kryesore të qytetit “15 Nëntori”, afër shkollës fillore, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për një Volkswagen Golf 5 dhe një Volkswagen Passat*, të cilat janë përplasur në pjesën e përparme.
Pavarësisht dëmit të konsiderueshëm material në të dyja makinat, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Organet kompetente kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë është zhvilluar me vështirësi për disa minuta.
