Ardita Sinani uron Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe Albin Kurtin për fitoren

Ardita Sinani ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me zhvillimet e fundit politike në Republikën e Kosovës, duke vlerësuar lart pjesëmarrjen dhe mesazhin e qytetarëve në procesin demokratik.

Ajo ka theksuar se qytetarët e Kosovës, në mënyrën më të mirë, kanë dëshmuar kulturë të lartë të demokracisë, duke dhënë një mesazh të qartë për riorientimin e skenës politike, pas ngërçit disa mujor në krijimin e institucioneve.

Sipas Sinanit, vota e qytetarëve përbën një porosi të qartë që institucionet e Republikës së Kosovës të formohen sa më shpejt, në përputhje me vullnetin e shprehur në kutitë e votimit.

Ajo ka nënvizuar se një Kosovë stabile, me institucione legjitime të dala nga vullneti i qytetarëve, është tejet e rëndësishme në këtë periudhë të ndjeshme, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët në Ballkan, e veçanërisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në fund të reagimit të saj, Sinani ka uruar Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe Kryeministrin Albin Kurti për rezultatin e arritur.

Back to top button