Bekim Kurtishi, zgjidhet drejtori i Shkollës së Mesme Teknike në Preshevë

Preshevë – Këshilli i arsimtarëve i Shkollës së Mesme Teknike në Preshevë ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt për zgjedhjen e drejtorit të shkollës.

Në procesin e votimit kanë marrë pjesë gjithsej 86 vota të vlefshme, ku kandidati Bekim Kurtishi ka fituar mbështetjen më të madhe të kolektivit arsimor, duke u zgjedhur drejtor i ri i kësaj shkolle.

Sipas rezultateve zyrtare:

*Bekim Kurtishi ka marrë 66 vota pozitive (76.74%) dhe 20 vota negative (23.26%).
Mumin Bajrami ka marrë 30 vota pozitive (34.88%) dhe 56 vota negative (65.12%).
Ali Osmani ka marrë 19 vota pozitive (22.09%) dhe 67 vota negative (77.91%).

Me këtë rezultat, Këshilli i arsimtarëve i ka dhënë besimin Bekim Kurtishit për të udhëhequr Shkollën e Mesme Teknike në Preshevë në mandatin e ardhshëm, duke shprehur pritshmëri për avancimin e cilësisë së arsimit dhe menaxhimit institucional.

Back to top button