Ragmi Mustafa: Fitore e VV-së, shpresë për stabilitet dhe zhvillim

Ragmi Mustafa ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor të zhvilluar me maturi, pjekuri demokratike dhe respektim të plotë të standardeve evropiane.
Në një reagim publik, Mustafa ka theksuar se zgjedhjet dëshmuan forcën e institucioneve të Kosovës dhe vullnetin e lirë të qytetarëve, duke e cilësuar procesin si shembull të demokracisë funksionale.
Ai ka uruar Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe Kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet politik, zhvillim të qëndrueshëm dhe një vizion të qartë shtetëror në shërbim të qytetarëve të saj.
Mustafa ka shprehur bindjen se udhëheqja e re do të ketë sukses në përmbushjen e përgjegjësive shtetërore, në avancimin e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Në fund, ai ka shprehur shpresën që në të ardhmen vëmendja institucionale e Republikës së Kosovës ndaj shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të jetë edhe më e shtuar.
