Sami Salihu uron VV-në, shpreson në më shumë të drejta për Luginën e Preshevës

Sami Salihu ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Republikën e Kosovës, duke vlerësuar lart procesin zgjedhor si të lirë, të ndershëm dhe transparent.
Në deklaratën e tij, Salihu ka theksuar se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj dëshmuan edhe një herë pjekuri demokratike, duke forcuar besimin në institucionet demokratike të vendit.
Ai ka uruar Lëvizjen VETËVENDOSJE për fitoren e arritur, si dhe të gjitha partitë e tjera politike për rezultatet zgjedhore, duke e cilësuar procesin si një hap të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë.
Salihu ka shprehur shpresën se ky proces zgjedhor do të kontribuojë në më shumë liri, të drejta dhe zhvillim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
