Buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2026 është 1,15 miliardë dinarë

Buxheti i Komunës së Preshevës për vitin 2026 është projektuar në vlerë prej 1,15 miliardë dinarë, duke shënuar rritje krahasuar me vitin paraprak, kur buxheti ishte 1,057 miliardë dinarë.

Sipas planifikimit buxhetor, mjetet për vitin 2026 do të shërbejnë për funksionimin e rregullt të komunës, realizimin e projekteve zhvillimore dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët e Preshevës.

Për krahasim, buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 202* është paraparë të jetë 1,43 miliardë dinarë, që është më i lartë se ai i Preshevës.

Buxheti për vitin 2026 pritet të miratohet nga organet kompetente komunale në përputhje me procedurat ligjore.

Back to top button