Hapet konkurs për zjarrfikës në Preshevë – 3 vende të lira pune

Është shpallur konkurs për 3 (tre) pozita pune në Njësinë Zjarrfikëse-Shpëtimtare të Preshevës, në kuadër të forcimit të kapaciteteve të shërbimeve emergjente.

Konkursi vjen pas një periudhe gjatë së cilës zona e Preshevës u përball me një numër të shtuar zjarresh, duke nxjerrë në pah nevojën për rritjen e numrit të zjarrfikësve dhe për përmirësimin e gatishmërisë në reagimin ndaj situatave emergjente.

Konkursi është shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë, përmes Qendrës për Trajnim Bazë Policor – Sremska Kamenica, dhe paraqet një mundësi për punësim, trajnim profesional dhe angazhim në një shërbim me rëndësi të veçantë për sigurinë publike.

Të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet e përcaktuara në thirrjen zyrtare ftohen të aplikojnë brenda afateve të parashikuara.

Linku i thirrjes zyrtare: https://www.copo.edu.rs/konkurs-za-upis-na-osnovnu-obuku-pripadnika-vatrogasno-spasilackih-jedinica-2/

Back to top button