Këshilli i Shkollës së SHMT “Presheva” propozon Bekim Kurtishin për drejtor

Dje është mbajtur mbledhja e Këshillit të Shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, me një pikë të vetme të rendit të ditës: propozim-vendimi për zgjedhjen e drejtorit të shkollës.
Në këtë mbledhje morën pjesë 6 nga gjithsej 9 anëtarë të Këshillit të Shkollës. Për pozitën e drejtorit kishin kandiduar tre kandidatë: Bekim Kurtishi, Mumin Bajrami dhe Ali Osmani.
Procesi i votimit u zhvillua në përputhje me ligjin në fuqi, përmes votimit të fshehtë. Sipas rezultateve të votimit:
– Kandidati Bekim Kurtishi mori 5 vota;
– 1 votë rezultoi e pavlefshme.
Bazuar në këto rezultate, Këshilli i Shkollës vendosi që të propozojë Bekim Kurtishin për drejtor të SHMT “Presheva”. Vendimi do t’i përcillet Ministrisë së Arsimit për procedurën e mëtejme të emërimit.
