Apel urgjent për qytetarët e Preshevës: Nesër afati i fundit për legalizimin e objekteve
Institucionet kompetente rikujtojnë qytetarët e Preshevës dhe bashkatdhetarët se nesër është afati i fundit për aplikimin për legalizimin e objekteve. Të gjithë pronarët e objekteve të ndërtuara pa leje ftohen që të përfundojnë procedurat e nevojshme brenda afatit ligjor.
Ky apel u drejtohet posaçërisht qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët posedojnë prona në Preshevë, që të autorizojnë familjarët ose përfaqësuesit e tyre ligjorë për të kryer aplikimin.
Mosrespektimi i këtij afati mund të sjellë pasoja serioze ligjore dhe financiare për pronarët. Institucionet bëjnë thirrje që të mos lihet për minutën e fundit.
