Çfarë ndodh nëse nuk e legalizoni pronën? Pasoja të rënda për qytetarët e Preshevës

Qytetarët që nuk e legalizojnë pronën e tyre brenda afatit ligjor rrezikojnë pasoja të shumta. Objektet e palegalizuara nuk mund të regjistrohen në kadastër, nuk mund të shiten, trashëgohen apo të përdoren si garanci bankare.

Në raste të caktuara, shteti ka të drejtë të iniciojë procedura për rrënim të objekteve ose për pronesim shtetëror, veçanërisht kur objektet konsiderohen të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Ekspertët ligjorë apelojnë që qytetarët të shfrytëzojnë këtë afat të fundit, pasi në të ardhmen procedurat do të jenë më të vështira dhe më të kushtueshme.

Back to top button