Lajme

Kosova me qasje improvizuese ndaj shqiptarëve të Luginës

Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka thënë se Shqipëria edhe me Kushtetutën e saj e ka për obligim që të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve të saj. “Ata (Shqipëria) e kanë për obligim që të jenë gjithnjë të angazhuar për krejt atë që ndodh me shqiptarët në Luginë. Kosova e ka më të vështirë situatën. Por pavarësisht edhe Shqipëria, edhe Kosova duhet të jenë më të angazhuara për të drejtat e shqiptarëve atje”.

Nitaj vlerëson se përpos disa vizitave që janë bërë në Luginë, më shumë për interesa të atyre që e kanë vizituar këtë pjesë sesa të popullatës atje, nuk pasur ndonjë angazhim më të madh për Luginën. “Kosova nuk është marrë fare me këtë punë. Ose angazhimi i saj ka qenë i papërfillshëm”, thotë ai duke kujtuar periudhën kur njerëzit e Luginës hiqnin nga taksat e kufirit e Qeveria e Kosovës qëndronte indiferente. “Kosova, ose më saktë Qeveria e saj, ka pasur qasje improvizuese ndaj shqiptarëve të Luginës”. Nitaj e quan ndihmën prej 50 mijë eurosh për Maternitetin në Luginë një tallje.

Ministria e Diasporës, e cila si dikaster qeveritar kujdeset për të ndihmuar institucionalisht shqiptarët jashtë Kosovës, nuk e sheh në kuadër të aktivitetit të saj Luginën, pasi i konsideron banorë autoktonë në Serbi. Zëdhënësi i Ministrisë së Diasporës, Lorik Pustina, në një prononcim për “Zërin” thotë se Lugina nuk konsiderohet diasporë. “Ministria e Diasporës nuk i ka target në fushëveprimin e saj banorët e Luginës së Preshevës, pasi që ata jetojnë në trojet e tyre autoktone dhe nuk i konsiderojmë si diasporë”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button