Si na dështoi “Gumoplastika”?
Duke qenë i vetdijshëm se në dy vitet e fundit kam mundur të jem i besdisshëm lidhur me rastin e Ndërmarrjes Shoqërore “ Gumoplastika “, prap se prap, vet pesha dhe rëndësia e këtij ish-gjiganti ekonomik nuk më lejon të jem indiferent.
Dikur kjo fabrikë e cila ndodhet në zemrën e Bujanocit punsonte rreth 800 puntorë dhe paraqiste krenarinë ekonomike të mbarë komunës duke pasur të angazhuar serbë, shqiptarë dhe romë.
Produktet e saj kishin një plasman të gjërë duke mbuluar gjithë tregun e ish-RSFJ-së por që depërtonin edhe në shtetet përreth.
Në 15 vitet e funditstatusi i kësaj fabrike mbahej i ngrirë, kryesisht me ndërhyrjen e gjykatave, e që mund të kishin si prapavijë pengimin e funksionimit normal, mbi të gjitha pamundësinë e privatizimit apo ardhjen e ndonjë partneri afarist nga jasht.
Edhe këto barriera disi u kaluan, dhe erdhi viti 2015 kur komuna e Bujanocit ishte më afër se kurrë që këtë fabrikë ta fuste në pronësinë dhe kompetencat e veta.
Me gjithë potencialin tim kisha arritur që në korrik të këtij viti të përfitoj përkrahjen e kuvendit themelues të kësaj ndërmarrje duke u emëruar nën kryetar, ndërsa brenda një kohe të shkurtë edhe ushtrues detyre i kryetarit të këti jkuvendi, meqë, Nikolla Markoviq si kryetar që ishte nuk mund të ushtronte funksionin për shkaqeshëndetësore.
Duke u angazhuar pandërprerë arritëm ta shkarkojmë drejtroin e “Gumoplastikës“ Nenad Ristiq dhe fillumam përgatitjet që në një afat prej 60 ditësh të zgjedhjedhim drejtorin e ri.
Gjatë kohës së përcaktuar prej dy muajsh kam insistuar nga kryetari i komunës Nagip Arifi të gjejmë një kuadër të ri shqiptar për ta emruar drejtor general në këtë fabrikë, dhe për të krijuar një menaxhment të ri, me të vetmin qëllim,aktivizimin e prodhimit i cili do të shpiente edhe në angazhimin e puntorëve të rinj.
Në këtë periudhë kohore ishte shumë e vështirë të bisedohej me kryetarin Arifi i cili gjithnjë i ikte bisedave rreth rastit“ Gumoplastika “. I vetmi takim që është zhvilluar rreth kësaj tematike ka qenë ai në prezencën edhe të shefit të kabinetit, Arbër Pajaziti dhe Plator Rexhepit nga Drejtorati i Urbanizmit.
Me këtë rast, kryetari i komunës Nagip Arifi nuk shfaqi interesim se si t’i qasemi kësj problematike duke u arsyetuar gjithnjë se nuk kemi kuadro shqiptare, ndrësa vet angazhimin tim e kishtequajtur “lojë”.
Pas mundësisë së humbur që Gumoplastikën ta kemi nën kompetenca të komunës, ja cka ndodhi:
Kjo fabrikë mbeti 100 % nën udhëheqjen e serbëve lokal ,si bastion i tyre, cka është më e keqja kësaj here edhe me “pëlqimin në heshtje” edhe të kryetarit NagipArifi, kurse drejtor i saj u emërua Sllavoljub Dimitrijeviq – Çonko, një pensionist nga Bujanoci i cili në ta kaluarën e tij u shqua për falimentimin e dy ndërmarrjeve tjera në komunën tonë që kishin qindra të punësuar , “ Integralit “ dhe “ Seperacionit “.
Të gjitha këto që i potencova më lartë besoj se flasin mjaftueshëm për atë se sa jemi sinqerisht të angazhuar për zhvillim ekonomik, apo thënë më mirë sa po shkojmë në vetshkatrrim.
Nuk besoj që do koment të krahasojmë faktin e lejimit të emrimit të një pensionisti për drejtor nëGumoplastikënë vend të dhjetëra kuadrove shqiptare të shkolluar në univeristete prestigjioze të rajonit dhe botës.
Për këto gabime dhe veprime katastrofike të cilat mund të kenë pasoja edhe për gjeneratat e ardhshme, përgjegjësinë duhet ta bartë dikush.
Shkruan: Nexhat Behluli
/Autori është komercialist dhe bashkëpunëtorë i Agjencionit Republikan për Privatizim/