Behluli: Nagip Arifi është njeri pa vizion
Bujanoci në bisedat mbi ekonominë dhe investimet nuk është në repertoarin e kryeministrit Vuçiq, sepse ne me të nuk arrijmë të bisedojmë lidhur me këtë temë, sepse po merremi me tema globale, me politikën dhe marrëdhëniet Beograd – Prishtinë, librat në kohën e digjitalizimit të librave, përdorimin e dygjuhësisë, përderisa dygjuhësia nuk zbatohet as nga ata në institucionet të cilat ata i drejtojnë. Për atë jemi këtu ku jemi.
Me kryetarin e komunës dhe të Partisë Demokratike Nagip Arifin jemi prishur për sjkak të mospajtimeve rreth reformave ekonomike ne Bujanoc dhe mënyrën e implementimit të tyre. U pa që Nagip Arifi është një nëpunës i rëndomtë, pa vizion ekonomik. Në anën tjetër, liderët politik edhe mëtej aktrojnë viktimat e regjimit shtetëror për shkak se nuk dijnë t’a gjejnë vehten në rrethana tjera – thotë në intervistën ekskluzive për Bujanovaçke Nexhat Behluli, njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike (PD), në komunë si përgjegjës për zhvillim ekonomik lokal (ZHEL).
BUJANOVAÇKE: Si njëri nga themeluesit e PD-së e keni lëshuar partinë, por edhe Zyrën për zhvillim ekonomik lokal. Cilat janë arsyet e këtyre vendimeve?
BEHLULI: Po, e kam braktisur partinë, që jam njëri nga themeluesit e saj më 2011, në realitet shumica absolute e themeluesve të PD kemi qenë tek PVD e Riza Halimit, kur në atë parti nuk pati mbetur hapësirë për veprim të lirë, çka është pikërisht duke ndodhur e njejta në PD nën udhëheqjen e Arifit. Unë në parti dhe në pushtet nuk kam hyrë për t’u punësuar, pasi disponoj me disa vende pune në biznesim tim personal, nuk kam hyrë në parti as për të punësuar anëtarë të familjes sime, pasi në familjen time nuk kemi të pa punë, edhe fëmijët kanë se çfarë të punojnë; as për t’u pasuruar sepse kemi biznesin tonë për tri gjenerata. Qëllimi im ka qenë që të vë në dispozicion përvojën time tridhjetëvjeçare shoqërisë në të cilën jetoj. Megjithatë, qëllimi im nuk ka hasur në mirëkuptim dhe përkrahje tek kryetari i partisë dhe nuk kam dashur me shumë të humb kohë dhe energji me të dhe me marionetat e tij të cilat shesin mend, fantazojnë dhe mbajnë takime të parapërgatitura sa për t’u takuar dhe takime analizën e takimeve. Ndërsa, unë si njeri me mentalitet të biznesit privat këtë mënyrë të punës, nuk kam mundur të pranoj.
Si bashkëpunëtor i kryetarit keni qenë i angazhuar për ekonominë, përveç kësaj jeni dhe autor i programit ekonomik partiak. Sa i ka dëgjuar kryetari juaj këshillat tuaja në sferën e ekonomisë?
Bisedat me investitorët i kanë zhvilluar njerëzit e komunës të cilët në karrierën e tyre, kurrë nuk kanë punuar punë tjetër, të cilët asnjë dinarë nuk e kanë fituar jashtë sektorit publik. Për atë investitorët kanë ikur në Vranjë, Vl. Han, Jagodinë…
Pikërisht në këtë temë edhe ka kërcitur. Unë kam qenë i angazhuar brenda partisë ekskluzivisht për zhvillim ekonomik, ndërsa në administratën lokale pranë Zyrës për zhvillim ekonomik lokal si koordinator për ndërmarrje të vogla e të mesme. Në zjgedhjet e para lokale, unë brenda partisë bashkë me ekipin e kemi përpiluar Programin për zhvillim ekonomik, Kryesia e partisë më ka emëruar dhe me atë program edhe i kemi fituar zgjedhjet më 2012. Megjithatë, që nga ajo kohë grupi i punës asnjëherë nuk ka mundur të mbajë mbledhje. Kryetari i partisë nagip Arifi asnjëherë nuk ka dashur t’ia dijë se çfarë shkruan në atë program, që nënkupton që gjithçka ka mbetur shkronja të vdekura në letër, në njëherit nënkupton që i kemi gënjyer zgjedhësit.
Nga ky këndvështrim, a është më e rëndësishme për kryetarin e komunës retorika e nacionalizmit apo ekonomia?
Për atë gjithçka është retorikë, por vetëm retorikë, ndërsa në realitet praktikisht jam vërtetuar që që Nagip Arifi është një nëpunës i rëndomtë i administratës lokale, i cili i kryen punët e çdonjërit, rutinor, në një sistem i cili është i vendosur vite më parë, që kur ekziston administrata lokale, pa kurrëfarë risie, ideje, vizioni e kreativiteti.
Cilat janë arsyet kryesore që për kompanitë e mëdha lokale nuk ka investitorë? A ka pasur interesim për ato kompani?
– Nuk është e vërtetë që për kompanitë bujanocase nuk ka pasur blerës potencial dhe partnerë afarist. Ka pasur nga Italia, Turqia, Greqia, Maqedonia por edhe nga vetë Serbia, por këta partnerë potencial nuk kanë hasur në nikoqir serioz. Figura udhëheqëse të komunës për këso temash dhe bisedash nuk kanë treguar interesim, por nuk kanë as njohuri dhe përvojë për zgjidhjen e problemeve të tilla. Kohë pas kohe të gjithë ata investitorë potencial kanë ikur nga Bujanoci dhe ata janë në Vranjë, Vl. Han, Leskovc, Jagodinë etj. Bisedat me investitorët i kanë zhvilluar personat e komunës, të cilët asnjë dinarë nuk e kanë fituar jashtë sektorit publik.
Përfaqësuesit e serbëve në pushtet a bëjnë diç për zhvillimin e ekonomisë? A i shfrytëzojnë lidhjet e tyre në Beograd?
Do t’a kisha ndarë përkushtimin e deputetit popullor të SNS Nenad Mitroviqit. Megjithatë, gjithçka ka përfunduar pa ndonjë rezultat, pikërisht për shkak të barrierave të njejta në të cilat kam hasur dhe unë. U pa që kryetari i komunës nuk ka sens, as njohuri, as mirëkuptim që prioritet i komunës sonë është zhvillimi ekonomik, por kohën më të madhe dhe energjinë e shpenzon në emërimin e weekend drejtorave të shkollave, ndarjen e një norme të asrimtarit për 3-4 arsimtarë, aktivistë të partisë dhe për punë tjera të parëndësishme.
Si duket në praktikë koalicioni mes serbëve dhe shqiptarëve? Në opinion duket që është nënshkruar pakti mos sulmimit dhe nuk ekziston kontroll mbi pushtetin. Si do t’a kishit përshkruar ju?
Koalicioni i tanishëm në nivel lokal funksionon sipas principit – mos më ngacmo aty ku më përket mua, nuk të ngacmoj aty ku të përket ty. Secili kontrollon të vehtën, prioritetet e pushtetit të tanishëm janë ekskluzivisht infrastrukturor, edhe atë me asfalt dhe beton. Mbase aty ekzistojnë edhe interesa tjerë, asgjë tjetër nuk u intereson, për qetësinë në shtëpi të gjithë shtiren që janë të kënaqur, të gjitha partitë serbe janë në pushtet, nuk kanë opozitë dhe nuk ka kush t’i kontrollojë, përderisa të gjitha partitë shqiptare që janë pjesë e pushtetit, partia e Nagip Arifit dhe e Jonuzit e kanë opozitë partinë e Rizës, por edhe ata janë të paumundur për të ndryshuar diç, sepse janë bindshëm në pakicë, nuk kanë vota të mjaftueshme për të ndërmarrë diç.
Nëse e dijmë që në Serbi, hapja e një vendi të punës kushton 3-4 mijë euro, kjo nënkupton që në këto tre projekte – rrethrrotullimi, sheshi dhe Lumi i Tërnocit – kanë kushtuar mbi 500 vende të punës. Përveç kësaj, kalkulimi përfundimtar i këtyre realizimeve, do duhej qenë çështje e ndonjë organi shtetëror apo prokurorisë
E përmendët infrastrukturën. Këtë vit kemi pasur dy investime të mëdha, rrethrrotullimi dhe sheshi. A kanë qenë këto investime të patjetërsueshme dhe a janë më të rëndësishme për qytetarët apo pushtetit kur e dijmë që zgjedhjet po afrohen?
Nuk janë dy investime të mëdha, por tri – sheshi i qytetit, rrethrrotullimi dhe lumi i Tërnocit, ku të gjitha së bashku kapin shumën mbi 2 milion euro. Realizimi i këtyre projekteve në një komunë të varfër siç është Bujanoci, në të cilën papunësia kalon mbi 60 %, nga e cila të gjithë të ikin, në të cilën pothuajse asnjë student nuk kthehet pasi nuk vëren kurrëfarë perspektive, nuk u shërben as qytetarëve as pushtetit. Nëse e dijmë që në Serbi, hapja e një vendi të punës kushton 3-4 mijë euro, kjo nënkupton që në këto tre projekte kanë kushtuar mbi 500 vende të punës.
Kurse PD nuk ka fituar më 2012-tën për shkak se zgjedhësve tanë u patëm premtuar sheshin, rrethrrotullimin dhe lumin e Tërnocit apo asfaltimin e rrugicave të parëndësishme të fshatërave, por për shkak të asaj që kemi premtuar 2 mijë vende të reja pune. Përveç kësaj, kalkulimi përfundimtar i këtyre realizimeve, do duhej qenë çështje e ndonjë organi shtetëror apo prokurorisë.
Kryeministri Vuçiq në hapjen e autostradës ka paralajmëruar vende të reja të punës në Vranjë dhe Vl. Han. Ku gjendet Bujanoci në këtë pikë?
Bujanoci në bisedat mbi ekonominë dhe investimet nuk është në repertoarin e kryeministrit Vuçiq, sepse ne me të nuk arrijmë të bisedojmë lidhur me këtë temë, sepse po merremi me tema globale, me politikën dhe marrëdhëniet Beograd – Prishtinë, librat në kohën e digjitalizimit të librave, përdorimin e dygjuhësisë, përderisa dygjuhësia nuk zbatohet as nga ata në institucionet të cilat ata i drejtojnë. Për atë jemi këtu ku jemi.
Qyteti ynë edhe mëtej mbetet si vend jostabil. Nëso po, atëherë përse është kështu?
Në skenë duhet të vijnë njerëz të rinj, të aftë dhe të shkarkuar nga e kaluara dhe nga ndonjë patriotizim fiktiv nacionalist, pra njerëz të përgatitur për të fituar zgjedhjet.
Më nuk ekziston asnjë arsye që Bujanoci të bartë epitetin e qytetit jostabil, por këtë e bëjnë veçanërisht politikanët, të cilët më së miri dhe veçanërisht notojnë dhe mbijetojnë duke luajtur rolin e viktimës së regjimit shtetëror, pasi tjetër nuk dijnë çfarë të bëjnë. Në monmentin kur zhvillimi ekonomik është prioritet, për ta më nuk ka fjalë, nuk kanë më vend në pushtet. Në skenë duhet të vijnë njerëz të rinj, të aftë dhe të shkarkuar nga e kaluara dhe nga ndonjë patriotizim fiktiv nacionalist, pra njerëz të përgatitur për të fituar zgjedhjet.
Ku e shihni daljen nga kjo situatë ekonomike?
Dalja nga kjo situatë e vështirë dhe brengosëse është që vetëm në zgjedhjet e ardhshme të vijnë njerëz të ri, të rinj, forca të shkolluara që ka pothuajse në çdo parti. Problemet do të zgjidhen vetëm atëherë nëse arrijmë t’i zëvendësojmë këta politikanë të cilët na udhëheqin 15 vitet e fundit, kurse në Bujanoc po bëhet keq e më keq, popullata vetëm se po zvogëlohet. Nuk mund kurrsesi të kuptoj që çfarë morali kanë, që për 15 vite asgjë nuk kanë arritur të bëjnë përveç asfaltit dhe betonit, të mbajnë gjithnjë aktual tensionin politik përmes asfaltit, kurse edhe mëtej të kërkojnë përkrahjen e zjgjedhësve. © WWW.PRESHEVA.AL