Lajme

Inaugurimi i Shqiponjës Dy Krenare në Shkup, ngjarje historike për Shqiptarët

Shkup, 16 shkurt – Në lagjen Cair të Shkupit është inauguruar vendosje e simbolit të Shqiponjës dy krenare, me mijëra qytetarë shqiptarë të Maqedonisë janë bërë pjesë e këtij eventi madhështor, të cilët me entuziazëm priten shpalosjen e Shqiponjës në Çair.

Këtë gëzim me qytetarët e ndau edhe vetë lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Ceremonia ka nisur me një minut heshtje, duke ndëruar dëshmorët e kombit.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka shpalosur këtë monument i cili është ngritur në nder të nisjes së luftës së vitit 2001. Ahmeti në ceromininë e inaugurimit të Shqiponjës në Çair, para një numri të madh të qytetarëve tha se e dua Shkupin me Shqiponjën dy krenare.

“Mëmëdhe të dua kështu si je por kur të shoh të lirë do të dua edhe më mirë. Sot Shkupin e dua me Hasan Prishtinën, e dua Shkupin dhe duam me Isa Boletinin, e duam Shkupin dardan, e duam Shkupin më shumë se dje, sepse e kemi Universitetin Nënë Tereza, këto janë gjëra që preken. Këta janë vepra kapitale. A ka kujtim më të mirë për heronjë tanë që përkujtohen me një Shqiponjë në mes të Shkupit, tha Ali Ahmeti.

Nënkrytetari i BDI-së dhe Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në ceromoninë e hapjes së “Shqiponjës, tha se sot, 16 shkurti si dita e veteranëve, është një ditë e shënuar dhe se sot i kthehet krenaria qytetit të Shkupit.

“Sot është një ditë e shënuar për Shkupin. Shkupi ka qenë një vend historik e kaluara e zhveshi Shkupin. Sot, 16 shkurti është dita e veteranëve, dhe sot, po i kthehet krenaria Shkupit. Kjo rrugë mban emrin e nobelistit Ferid Murati, kjo rrugë e cila do të ketë edhe Universitetin e ri dhe kësaj rrugë sot po i shtohet edhe Shqiponja dy krenare”, theksoi Izet Mexhiti.

Ndërkohë, komandanti i Brigadës 114 Nazim Bushi, tha se 16 shkurti ishte një ditë e veçantë për popullin shqiptarë në Maqedoni, sepse pikërisht në këtë ditë filluan luftimet e forcave të UÇK-së dhe forcave maqedonase.

“Kjo ishte luftë për realizimin e të drejtave shqiptare që deri në atë kohë ishin të kufizuara dhe nuk përkonin me realitetin. Në çdo 16 shkurt përkujtojmë Muzafer Xhaferin, dëshmorin e parë të kësaj lufte, që jo vetëm që do ngjitet ai në altarin e lirisë, por do jetë edhe frymëzim për shumë të rinj e të reja të cilët do kapin armët për t’i dhënë fund gjendjes së padurueshme ku ishte katandisur populli shqiptar i kësaj ane”, tha Bushi.

Related Articles

Back to top button