Për Preshevën, nuk është çudi që i huaji mbivlersohet
Thuajse një javë rresht jemi bombarduar nga shpërndarja e info-njoftimit në rrjetet sociale e në mediat lokale se në Preshevë do të vij një hoxhë nga Tirana për ta mbajtur një vajz (ligjeratë) publike. Në mesin e shumë parregullsive e rrymave kontradiktive në institucionet fetare sidomos në Preshevë, ku një ditë del një hoxhë e thotë se unë jam shefi i tjerëve, e tjetrën ditë del hoxha tjetër ku po ashtu thotë se jam shefi i tjerëve e pastaj vijn dekretet, vendimet, aktvendimet për emrime shkarkime e lloj-lloj veprime që më së paku i takojnë bashkësive fetare e sidomos asaj Islame.
Sipas asaj që u pa ditëve të fundit e sodomos sot la të dyshohet se këtu dikush ka bërë ose po bënë fushatë parazgjedhore, dhe për mbyllje të fushatës në mes tjerash kishim të ftuar një aktor, këngëtar vendas dhe një teolog (që i bie njohës i feve) nga Tirana.
A thua ka ndikim politika në fe apo feja në politikë? Cila është më e vjetër dhe cila cilën përdor thuajse të gjithë e dijm. Po a ka kombinime të të dyjave pra politikoteologjia? Po, ka raste bile edhe të shpeshta.
Këto të fundit për fat të mire deri sot nuk janë përdorur e shfrytëzuar sëpaku zyrtarisht e në mas të madhe në vendin tonë.
Po cili është sebepi që iu dha aq bujë këtij manifestimi aq të zakonshëm fetar në Preshevë? Nga historia e Preshevës mund të hasim mjaft shembuj pozitiv e të pashoqë kur vendasit i kanë mbivlersuar mysafirët apo të huajit në përgjithësi. Rast konkret ishte edhe kjo e këtij hoxhe që e patëm sot mysafir tek ne. Siq jeni në dijeni edhe ju në Luginën tone të “madhe” kemi medresant, hafëza, hoxhallarë, magjistra e doktora të shkencave të fesë Islame, pa i numruar haxhinjtë e praktikuesit e denjtë të riteve fetare.
Kemi fshat që i ka 3 xhami, e 10 hafëz (që e dijn kuranin përmendësh) bile edhe femra disa nga to.
Deri pak vite më përpara kemi eksportu shumë hoxhallarë nëpër trojet shqiptare e në diasporë, dhe kemi pas mësues të fesë Islame që kanë pasë respekt në çdo krahinë të shqiptarisë. Bile bile shumë nga ta kanë qenë edhe shembull i rezistencës mbarëkombëtare kur iu është dhënë rasti e mundësia.
Vetëm në qytetin e Preshevës sipas disa informatave kemi një dr të shkencave Islame që nuk mundesh me ja gjet shokun, 3 magjistra të disciplinave islame e me dhjetra hoxhallarë me përgaditje superior. Ama jo, keta janë tanët këta nuk dijnë, keta i njohim këta nuk bojnë etj etj.
Aaaaa… këta nuk janë aktorë sikur të tjerët e nuk dalin me recite po shpjegojnë hadithe e sunete. Po, këta janë kështu, jo që nuk dijnë të recitojn e aktrojnë, por nëse do të recitonin e aktronin ne do e merrnim si diçka qesharake e do të thonim filan hoxha i asaj xhamije po del e po ja thotë vjershës a ilahisë apo po kallxon vajz si me të nxit me qesh.
Po po kështu thojnë shumë prej nesh. Ama i huaji ska lidhje, vjen një ditë e shkon edhe thom a e pa shumë i zoti. E çka tha? Foli mire a e pa, po po ama çka tha. Po tha me i dhënë rëndësi librit të shenjt, po tjetër, po mos me lon namazin, po tjetër, po me respektu njeri-tjetrin etj etj. E hajt tash tregom ti, se cili prej hoxhallarëve tanë nuk i ka permend këto gjatë hydbeve të xhumasë, apo para taravive që xhamit po janë në gjysmë me xhemat. Po po i kanë thënë dhe i thonë rregullisht.
Ndonjëhere po mendoj se mos është kjo sjellje tregues i diçkahit që po na mungon. Njerëzit po janë të interesuar ta vizitojnë shtëpinë e kulturës qoftë edhe për manifestime fetare.
Pra mos është kjo njëfar treguesi se këtu po mungojnë aktivitetet e mirëfillta, sportive, kulturore, arsimore, tradicionale, zbavitëse e shoqërore?!
Këtë gjë duhet ta mendojm më seriozisht e ti japim vlerën secilit guri aty ku e ka vendin.
Shkruar nga Frashër Shkoza.