Lajme
Aksion: Ti s’je PDSH – Vota ime nuk je ti (Foto)
Forumi Rinor i Partisë Demokratike Shqiptare sot ka ndërrmarrë një aksion me ngjitjen e posterave në ulëset e Kuvendit komunal dhe në ndërtesën e Komunës para seancës që do të mbahet sot në Kuvendin e Preshevës ku do të shkarkohet kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.
“Vota ime nuk je ti”, “Ti sje PDSH” “Mos fole ne emer te PDSH” janë disa nga posterat që sot janë ngjitur në ulëset e Kuvendit komunal dhe ndërtesën e komunës së Preshevës me fotot e grupit të Këshilltarëve të PDSH-së.
“Ata duhen ta kthejnë mandatin jo legjitim. Ata nuk janë PDSH.. Mos fol ne emer te PDSH” ka thënë kryetari i Forumit Rinor të PDSH Arbër Shaqiri.