Nga: Shkodran H. ISMAILI – Preshevë
Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi,
ligji s’mund ta bëjë kurrë.
Shemsedin Bej Sami Frasheri
E dashura bija ime Lina;
kam menduar gjatë kohë të të drejtohem apo jo, sepse e di që je ende në moshë të njomë dhe të duhen vite e kohë për ta kuptuar këtë porosi, mirëpo shpresoj e uroj që përmes teje ti drejtohem edhe mbarë nxënësve, e në vecanti Preshevës tonë të dashur e më gjërë!
Për mbarë familjen tonë, ky është një shtator ndryshe, është një pranverë e rilindje e shpirtit tonë! Ai nuk është thjesht një cingërrimë zilesh e zakonshme, është një vjeshtë që na buzëqeshi me fillmshkollimin tënd dhe lumturinë tonë të pamasë! Sot në familjen tonë është festë, është një fillim i ri dhe i mbarë, dhe të lutem e prano atë nga largësia!
E dashura Lina;
sot për ty dhe brezin tënd fillon një jetë e re – për herë të parë në jetën tënde ulesh në bankat shkollore! Ajo është një madhështi në vete, është një akt kremteje e kulture që gjithmonë i ka bërë njerëzit më fisnik e më të vyeshëm! Ajo është një akt që vetë Zoti i Madhërueshëm e ka emërtuar dije, dituri dhe arsimim, për tju përkushtuar në Emër të Tij, popullit tënd, kulturës, trashëgimisë dhe mbarë civilizimit human!
Me këtë rast, dëshiroj që kjo shkresë, të jetë jo epilogu përmyllës në rrugëtimin tënd, por prologu hyrës që do të shoqëroj tërë jetën. Përmes kësaj shkrese, dua që ti drejtohem edhe të gjithë prindërve të fëmijëve të këtij brezi, mësuesve – kandilave ndicues të jetës tonë dhe gjithë arsimdashësve e duke vecuar më këtë rast nga prindërit – Nënën, që bart dhe edukon breza e armatë nxënësish për të ardhmen e popullit tonë! Kush e ka dijen, e ka fuqinë dhe sundimin, na thotë një fjalë e urtë! Ndërsa, ‘po deshtëm të mbjellim ardhmëri për shumë mote, atëherë të mbjellim arsimin dhe shkollimin’, kështu na këshillon Shemsedin Bej Sami Frashëri, një dijetarë që se ka ende çiftin edhe sot e kësaj dite!
Të kultivojm tek këta filiza të njomë dashurinë ndaj dijes, arsimimit (lexo: arë/sy/mimit), virtytit, mësusit, shkollës, institucionit e në përgjithësi, të së mirës dhe të së bukurës, është obligim e detyrim prindëror! E kemi detyrim që ta bëjm këtë, sepse nëse nuk e bëjmë sot, nesër nuk kemi asnjë arsye që t ju themi se nuk jeni në rrugë të duhur dhe të së drejtës, andaj bëjeni dhe ju lutem ta bëjmë të gjithë së bashku, pra ta ndërtojmë me duart tona ardhmërinë tonë, larg ngatërresave dhe ndikimeve nga çdo anë qoftë.
E dashura bija ime;
Të jesh nxënës/e dije është edhe nderë, por dhe obligim e detyrim, është epitet fisnik por edhe një ndjenjë përgjegjësie, andaj këtu në rreshtat në vazhdim, do të mundohem që ti theksoj disa detyra dhe obligime që ke, si nxënëse që tani më je!
KOHA – ta shfrytëzosh deri në fund atë, ta ruajsh si sytë e ballit dhe mundohu që ta kesh parim se ‘me kohë përfiton kohë dhe arrinë gjithcka’! Kush e ka kohën parim, e ka edhe dijen, edhe pasurinë dhe madje e nënshtron edhe të panënshtrueshmen!
AMBICIA – për punë e lexim. Ambicia është ajo rruga, mjeti apo dhe metoda e cila i shpie në kulm njerëzit e saj. Bartësit e saj janë gjithmonë ata të cilët e arrinë synimin të parët, por edhe më cilësorët!
PËRPJEKJA – është një tjetër ndjenjë njerëzore e cila arrihet me vullnet e kurajë dhe pa atë nuk mund të ecim përpara asnjë hap. Të bësh përpjekje, qoftë edhe një hap është detyrim kulturor i joni i cili duhet kultivuar në cdo kohë.
PUNA DHE DISIPLINA, janë edhe këto veprime njërëzore pa të cilat është e kotë thuajse cdo gjë! Puna pa displinë dhe kjo e dyta pa të parën janë si toka pa diell apo hënë, prandaj janë të lidhura fortë dhe duhet ti kesh parasyshë gjithnjë!
LEXIMI – është tharmi i dijetarëve, i njërëzve të vitrytshëm, fisnikë dhe mjeti më i dobishë, andaj e ke parasyshë se kur erdhi leximi, lindi kultura, historia, dhe civilizimi njerëzor e u humanizua njeriu!
TRIMËRIA DHE SAKRIFICA – janë virtyte shumë fisnike dhe të ndritshme të njeriut. Ato janë shtylla të të gjitha tjerave do të kisha thënë, sepse njeriu duhet të jetë i ditur e punëtor, por nëse është frikacak nuk ka gjë prej tij, pra nuk i çon do proceset përpara. Andaj trimëria aty si duhet dhe ku duhet, dhe gatishmëria për sakrificë në vend të saktë e rrethana vendimtare, janë vitryti më i mirë njerëzor!
E DREJTA – është një tjetër parim i cili duhet të kultivohet te nxënësi i dijes. Të kësh parim drejtësinë, dhe ti dalësh në mbrojtje asaj, në kohë, hapësirë e vend është një tjetër fisnikëri e besnikëri ndaj atdheut e kulturës në përgjithësi, andaj të jesh e drejtë është detyrim moral e kombëtar!
SHOQËRIA – edhe ky është një tjetër parim i rëndësishëm! Ta zgjedhës shoqërinë e mirë, të pastër, të moralshme, fisnike, e të devotshme e besnike ndaj teje është një tjetër detyrim. Shoqëria e miqësia më të dëmshmit nuk ka çka të duhet, ajo është për interesa të shkurtëra dhe të lë në gjysmë të rrugës, andaj ke parasyshë së me kë po zihesh miqësisht. Edhe nëse një kohë u beson të marrëve, largohu nga ata sepse i pastërti asnjëherë nuk bën me ata – kjo është ligj i natyrës dhe kështu ka qenë gjithmonë!
RRUGËTIMI E DREJTIMI – edhe ky është një tjetër parim që është mëse i nevojshëm gjithmonë. Rrugëtimi e drejtimi i duhur janë shtylla të suksesit tëndë.
Të jesh mirë, saktë, pastër në të drejtën, të mirën në rrugëtimin apo drejtimin e duhur është tjetër vlerë dhe thesar që posedon njëriu në jetë. Moti kohë të mencurit e kanë thënë, ‘mos lejo që ta tregojnë drejtimin ata që tanimë edhe vetë e kanë humbur rrugën/rrugëtimin’, andaj e ke parasyshë këtë!
E dashura bija ime;
Pas këtyreve parimësive mund të kemi edhe shumë të tjera, sic janë, respekti për cdonjerin, pa marrë parasyshë përkatësinë e tij kombëtare apo fetare e shoqërore, nderimi, jodiskriminimi dhe shumë e shumë virtyte të cilat, kjo derë që sot po e hap – shkolla, nesër do ti mëson!?
Jam shumë i vetëdijshëm se kjo është një shkresë – porosi që moshës tënde nuk i shkon shumë, por shkresat me porosi jetësore janë të tilla! Andaj të lutem, ndoshta tani nuk e kap dot të tërën, por besoj fuqishëm se do të rritesh me këto virtyte, dhe në të ardhmen do ta kuptosh se çfarë kam thënë!?
Mirëpo pa mos u ndalur shumë, dhe duke përmenduar këtu veç edhe disa cilësi negative të njeriut të sotshëm, sic janë: shkujdesi, i cili është cilësi e të dobtëve, mandej prolongimi (zhagimi i punëve), xhelozia, përtacia, urrejtja e mendjemadhësia, do ta përmbyllë këtë porosi me uratat prindërore për ty si bijë e jona, por dhe mbarë nxënësit tanë të këtij dhe brezave tjerë që: suksesi, shëndeti, bereqeti, bardhësitë, e gjithë mirësitë të ju përcjellin tërë jetën e juaj!
Qofsh faqebardhë gjithmonë, e urime për fillimin e shkollimit tënd!
Të puthë fort këtu nga largësitë, babi yt Shkodrani!