Kush ka vajza botën ka…
Shkruar nga Bardh Avdiu
Si zakonisht si të gjitha nacionalitetet edhe ne shqiptarët i kemi zakonet të urojmë,përgëzojmë.
Deri sa të tjerët urojnë për shëndet ose për të mira materjale,urimi më i shpeshtë që haset tek ne është “ishalla me një djalë”.
Ky urim ju bëhet qifteve që nuk kanë fëmijë por edhe atyre që kanë një e më shumë vajza.
Nëse lindë vajzë atëherë urojnë ishalla Zoti herën tjetër të gëzon me një djalë, sikur vajza e sapo lindur të është e huaja e njëkohësishtë duke e nënqmuar dhe nënvlersuar rolin e femrës në shoqëri dhe pa menduar në faktin se femra e mbanë botën në barkun e saj.
Me siguri secili prej neve është ndeshur e përgëzuar me një urim të tillë,ndokush më shumë e ndokush më pak.Meqë unë i kam tri vajza përgëzimet e tilla më ishin bërë detyrim për të patur një djalë por më ishin bërë edhe komplekse.
Shumë leht do të ishte sikur gjinia të përcaktohej me vetdëshirë,ama kjo është punë e Zotit dhe në këtë drejtim i kemi duart e lidhura për të vepruar.
Në vazhdim do të shkruaj se si unë u ndjeva kur më lindi vajza e tretë Natyra,të cilën e dua shumë.
Më fal bija ime e di se në atë kohë kam gabuar.Dashurinë në zemër që e kam unë për ty me kohë se kam kuptuar.
E di se jam fajtor,e them pa mëdyshje e më fal bij që me kohë se kuptova dashurinë e sotit që kemi ne të dy për njëri tjetrin.
Ti Natyra në atë kohë ende ishe në barkun e nënës tënde dhe kishe arritur muajin e katërt,atëherë kur edhe Zoti i’a dërgon shpirtin fetusit.Atëherë nëna jote më informoi se po na vjen edhe vajza e tretë dhe i marri unë ja mbylla telefonin pa as një respekt.Më kaploi një far mërzije e thellë në shpirt,më zuri banesa meqë të prisnim të ishe djalë.Kot e kot,ishin ato ndjenja negative më të forta se vet unë.Pas pak plotësisht i thash vetes o njeri mblidhe mendjen,kjo mërzi ndokund në fund duhet patur një gëzim,meqë atëherë as idenë se kisha se në jetë do të arrinte një engjullushë e vërtetë.
Ditën kur ti u linde unë qëndroja në hapsirat e spitalit ndërsa mjekët më ofruan me hyrë në sallën e lindjes meqë ashtu ishin rregullat e tyre,unë pa hamendje refuzova e përgjigjja ishte kinse adetet tona janë të tilla.
Ti u linde ndërsa unë i marri nuk u gëzova sepse e dija se urimi “ishalla tjetrin me djalë” do të vazhdojë.
E vetmja pikë e vogël gëzimi ishte se u linde e shëndoshë.
Për çdo ditë rritëshe sikur këpurdhat që rritën shpejt mbas shiut.Të rrinte gati nëna se sa për mua “t’hante ujku”.Për çdo nevojë ajo ishte me ty ditë e natë,ti ishe e vogël dhe për veq që flije,qaje e thithjes së qumësht nuk mundëshe tjetër.
Arrite javën e gjashtë dhe fillove me u buzëqeshur ëmbël,ndërsa unë i marri vetëm të vështroja pa reaguar dhe pa ti kthyer buzëqeshjet e që unë i shkreti kurrsesi si dalloja.
Nëna jote hera hera për kurreshtje më thoshte se a nuk je e bukur,ndërsa e vetmja përgjigje ishte lakimi i kokës poshtë lartë ose edhe shikimet e mia të ftohta si bora.
Ti qeshje unë mrrolesha me ty,ti qaje natën unë bërtisja duke urdhëruar të të sillte në dhomën tjetër,ty të kapi verdhëza “sarillëku” ndërsa mua më kapnin të skuqurat e fytyrës por nga mundi!
Muajt kalonin e ti fillove me i bërë hapat e para e që më pas do të bëhen hapat drejt afrimit të dashurisë së madhe babë për bijë.
Në përvjetorin e parë ta festuam ditëlindjen.Atëherë i mblodhëm shumë fëmijë të lagjes e në mesin e tyre ishte edhe një djal i një komshiut zvicëran e i cili për fat të keq kishte të meta shëndetësore.Ne nuk kishim zemër ta ndanim nga ahengu që kishim pregatitur e as që donim.Të gjithë fëmitë luanin,vallëzonin,kërcenin ndërsa djali që ishte aty me ne rrinte ulur meqë këmbët i kishte të paralizuara!
Ishte ky momenti më i qëlluar dhe kyq që unë të filloj të kthjellëm e të kuptoj të vërtetën.Thjesht ishte fat në fatkeqësi.
Fati siç thotë populli është i fsheht porse realiteti është ai që na i përcakton Zoti i madhërishëm.Sot po të jete ndokush tanë botën nuk e jap Natyrën time të talentuar të buzëqeshur e të bukur e cila për mua vlenë sa 10 djemë andaj bija ime Natyra ime më falë se babi yt të don shuuuumë.