Lajme

Çfarë na shpëtoi pa vënë re në reklamën e Coca-Cola-s për Ramazan? (VIDEO)

Mërziteni të flasim pak për atë reklamën e famshme që po qarkullon në lidhje me Ramazanin dhe pijet freskuese me gaz ?

Së pari, duhet theksuar fakti se mbetet një përpjekje deri diku pozitive për të promovuar diversitetin, gjithëpërfshirjen etj., dhe për realitetin ku ne jetojmë duhet vlerësuar në tërësi pa u ndalur tek detajet të cilat gjithashtu janë të rëndësishme t’i dijmë ne si komunitet thjeshtë për të qenë të ndërgjegjshëm.

Pa dashur të ndalem te dëmet që shkakton në përgjithësi coca-cola apo pepsi, veçanërisht në një stomak bosh, apo te fakti se sa satanike janë si kompani e se kë financojnë e çfarë politikash përkrahin, etj., dua të fokusohem pak te përdorimi i imazhit të femrës muslimane nga këto korporata, si një përpjekje e tyre për të rregulluar imazhin tek muslimanët nëpët botë.

https://youtu.be/mqw-ODqbGRo

Po ia filloj me reklamën e coca-cola-s: E gjithë narrativa e përcjellë përmes kësaj reklame mund të përmblidhet në: “Perëndimorja liberale hidhet në aksion për të “shpëtuar” muslimanen e shtypur (e shtypur nga feja për shkak se duhet agjërojë dhe më keq akoma të mbajë një shami në kokë mes gjithë asaj vape). Ndër të tjera muslimania është e acaruar dhe e mllefosur për shkak të fjalëve të njerëzve, fatkeqësive – si humbja e autobusit (mirë t’i bëhet, se muslimanët duhet të jenë korrektë dhe në kohë), për shkak të shamisë e cila e besdis dhe duhet ta rregullojë herë pas here që të freskohet pak në atë vapë dhe nga ana tjetër, gjithë frustrimin e saj e nxjerr duke u sjellur me arrogancë ndaj jomuslimanes e cila – e shkreta – po përqitet vetëm të tregohet e sjellshme duke i ofruar një shishe (prit pak: ç’ne që pinë pije me gaz dikush që bën vrap?!) dhe nuk e kupton pse këto muslimanët janë kaq të komplikuar (hajde merre vesh!)”

Personalisht jam për një media gjithëpërfshirëse ku ka portretizim të denjë të secilit grup, komunitet apo individ që mbetet gjithmonë përtej margjinave apo kornizave të përcaktuara nga marketingbërësit apo bërësit e politikave mediatike.

Mirëpo, kjo që bëhet me muslimanet është më së shumti një gjithëprfshirje interesaxhie dhe e kamufluar e cila duket qartë nga mënyra se si imazhi i tyre portretizohet, ose thënë ndryshe: “Ne iu përfshijmë, ama sipas kushteve tona”.

Kështu në një reklam tjetër, këtë herë nga pepsi, do të shikoni muslimane me piercing, duke u përqafuar me meshkuj të huaj (gjë që ndër parimet islame është e ndaluar), muslimane e cila kur nuk i ecën puna mirë nervozohet, acarohet dhe shpërthen në një klithëm plot mllef duke lëshuar një zë që të kall datën (kur acarohet për punën e fotografisë kaq shumë, kur janë kaq shumë të papërmbajtura dhe të padurueshme imagjino për çështje më madhore? Definitivisht këto muslimanet janë subjekti ideal për të qenë radikaliste dhe terroriste).

Në terma nivelesh muslimania qëndron në gjunjë dhe kyen një shërbim (fotografimin) ndërsa në qendër të reklamës qendron pseudo-biondina modele: është ajo liderja e cila qendron stoike dhe është pikërisht ajo që ekzalton tufën, madje pajton protestuesit me forcat policore, pra një heroinë e vërtetë. Ndërsa muslimania me shami, e cila në fillim të reklamës duket si protagonistja është thjeshtë një artiste/fotografe e cila shpërthen plot duf apo si gjakënxehtë që është – këta muslimanët karakterizohen për gjakënxehtësi- pa kuptuar se çfarë po ndodh plot frustrim rrëmben aparatin dhe del në shërbim. Nga ana tjetër modelja gjendet aty pari si për rastësi dhe e vëzhgon mirë të gjithë skenarin, mendohet mirë para së t’i bashkangjitet turmës, dhe jo vetëm: ajo gjithashtu ndërmerr hapa konkrete dhe mbi të gjitha racionale, prej aktivisteje dhe “paqëruajtëse”.

Këtë lloj imazhi të muslimanes, së pari si një objekt pasiv i cili shërben si sfond ideologjik për një seri ndryshimesh politike (në këtë rast të politikave kundër racizmit) dhe së dyti si një instrument në duart supermanciste të Perëndimorëve të Bardhë (në disa raste dhe të krishterë) e marrin në analizë dhe e shpjegojnë shumë mirë Joan Scott (autorja e Politika e Ferexhesë), në librin e saj Sex and Secularism si dhe Sara Farris në librin In the Name of women’s Rights. Mirëpo nëse dëshironi të thelloheni më tepër në këtë temë për ta kuptuar më mirë këtë lloj diskursi mund t’i drejtoheni edhe librit “Do Muslim women Need Saving?” nga Lila Abu-Lughod e cila e shpjegon analizën e saj me teorinë e humanitarianizmit neoliberal.

Related Articles

Back to top button