LajmeMagazina

Deklaratat e Edi Ramës Për ‘Një Popull’ Alarmojnë Serbinë

Një mbledhje e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Tiranë, ka zemëruar Beogradin, i cili ka nxitur BE-në të reagojë ndaj deklaratave ‘nacionaliste’ të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Nikola Selakoviç, ministri serb i drejtësisë, tha se Serbia nuk do të ‘rrinte urtë’ mbi krijimin e mundshëm të një ‘Shqipërie të Madhe’, që Selakoviç tha se Edi Rama, kryeministri shqiptar ka nënshkruar të hënën.
“Serbia nuk mund dhe nuk do të rrijë pa reaguar ndaj krijimit të një Shqipërie të madhe dhe ata [Shqipëria dhe Kosova] nuk kanë përse shtiren, pasi ishte e qartë se për çfarë ishte kjo,” tha Selakoviç për agjencinë e lajmeve Tanjug të hënën.
Komentet erdhën pasi Rama mbajti një takim të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Tiranë të hënën nën sloganin ‘një tokë, një popull, një ëndërr’, ku u nënshkruan 11 marrëveshje midis dy vendeve.
Çfarë e zemëroi Beogradin ishte referenca e Ramës ‘Sa për ëndrrën tonë, bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Europian, politikbërja mbi realitete e ka urtësi dhe frymëzim të saj të përhershëm.”
Ministri serb i drejtësisë tha se Brukseli duhet të frenojë Shqipërinë për deklarata të tilla.
“Ne nxisim BE-në ta kundërshtojë atë, dhe jo të heshtë e ta shikojë këtë me dashamirësi” tha Selakoviç.
Lista Serbe, partia qeverisëse e mbështetur nga Beogradi në Kosovën veriore kryesisht serbe, të hënën tha se komentet e Ramës përbënin një kërcënim për serbët dhe jo-shqiptarët në Kosovë.
“Mbledhja e përbashkët e qeverive shqiptare dhe të Prishtinës fatkeqësisht tregon qartë aspiratat nacionaliste të shqiptarëve,” thuhet në deklaratën e këtij subjekti.
Bashkimi gradual i Shqipërisë dhe Kosovës, që ishte dikur pjesë e Serbisë por me shumicë shqiptare, ka qenë prej kohësh një skenar makthi për qeveritë serbe.
Për dy vendet në fjalë, të dyja të vogla dhe të varfra, gjithsesi forcimi i i lidhjeve të ngushta kulturore dhe ekonomike ka kuptim.
Partitë kryesore të Shqipërisë e kanë luajtur të gjitha kartën e nacionalizmin në një kohë ose në një tjetër, duke shkaktuar shqetësim mes Bashkimit Evropian dhe diplomatëve amerikanë.
Përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2013, një parti e vogël nacionaliste e quajtur Aleanca Kuqezi mori mbështetje në sondazhe, por kjo nuk iu përkthye në vota.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, flirtoi me idetë nacionalite, duke akuzuar grupe anonime që kundërshtuan bashkimin e shqiptarëve për ‘Shqiptaro-fobi’.
Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë tradicionalisht jo fort të mira dhe u përkeqësuan gjatë konfliktit në Kosovë në vitet 1990 kur Serbia përdori forcë brutale për të shtypur agjitacionin separatist.
Tensionet midis dy vendeve u shtuan përsëri pas ndeshjes Shqipëri-Serbi Euro 2016 në tetor 2014. Ndeshja u braktis kur shpërthyen përleshjet pasi një dron që mbante një hartë të Shqipërisë së Madhe fluturoi mbi stadium.
Pasi shpërtheu grindja në fushë, disa lojtarë shqiptarë u sulmuan prej tifozëve serbë që hynë në fushë.
Koncepti i Shqipërisë së Madhe i ka rrënjët pas luftërave të Ballkanit të 1912-1913, që ripërcaktoi kufijtë në rajon.
Marrëveshja e re mundësoi krijimin e një Shqipërie të pavarur – por jashtë saj u lanë disa rajone që shqiptarët prisnin të ishin pjesë e shtetit të ri.
Tokat që shumë shqiptarë i konsiderojnë si të atdheut të tyre përfshijnë Shqipërinë, Kosovën, pjesën më jugore të Serbisë, Maqedoninë perëndimore dhe pak nga Mali i Zi dhe Greqia.

(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});

(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});
>

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button