Kumtesë për opinionin Shqiptar nga Kryetari i Komunes se Presheves Shqiprim Arifi
Kumtesë
Represionet, diskriminimet sistematike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga organet shtetërore serbe në dekadat e fundit janë ndeshur me një konjukturë dhe klasë politike lokale e cila ka priorizuar interesat e tyre individuale mbi interesat kombëtare të shqiptarëve në këtë rajon. Në rrethana të këtilla misionet anticivilizuese serbe si dhe shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës me ndihmen e disa funksionarëve politik lokal kishin një efektivitet të madhë në praktikë.
Në këtë kontekst lidershipi i stërvjetëruar nuk ka dëshmuar parime demokratike, kur dihet se vite të tëra referentët “partiak” përpilonin listat e studentëve preshevarë që i lejohej studimet në Universitetet përkatëse, ndërsa listat ishin të rezervuara ekskluzivisht për familjarët e parisë preshevare dhe të diferencuara në libreza partiake.
Dialogu në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë që ka për synim normalizimin e mardhënjeve ndërshtetërore i cili ka filluar qysh në vitin 2011 për çështje teknike është rezultat i rezolutës së Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e miratuar në shtator të vitit 2010, ku Bashkimi Europian ka shfaqur gatishmëri për ndërmjtësime në këtë dialog. Pra që nga fillimi i këtij dialogu kanë kaluar rreth 8 vite ku lidershipi shqiptar i Luginës së Preshevës përpos disa deklaratave dhe veprimeve të pamatura, nuk kanë treguar ndonjë strategji të mirëfilltë veprimi. Veprimet unilaterale të vetëizoluara nga disa subjekte politike lokale siç mund të ceket propozim-vendimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Shqiptare të Luginës së Preshevës në vitin 2015, dëmtojn në përgjithësi interesat kombëtare të shqiptarëve dhe në veçanti të Republikës së Kosovës. Pra, çdo veprim i cili nuk ka konsens të plotë politik në mes subjekteve shqiptare që veprojn në Luginën e Preshevës dhe nuk koordinohen gjërësisht me lidershipin shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri rezultojn si akte të izoluara dhe hapa regresiv në aspiratat tona për përmisimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë, të cilët janë të garantuara edhe përmes konventave ndërkombëtare.
Të evidentuar janë rastet kur subjektet politike kanë ekzektutuar agjendë oportuniste për poena të lira elektorale me qëllim ruajtjen e privilegjeve të udhëheqësve dekador të saj duke keqpërdorur situatën e vështirë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kjo është pasqyruar me parrullat e herëpashershme folklorike dhe në raste të tjera për interesa vetanake, dhënja e votës pro miratimit te qeverisë në parlamentin e Serbisë. Interesat kombëtare nuk duhet të bëhen vegël politike për zgjidhjen e problemeve brendapartiake dhe ruajtjen e pushteteve në subjektet politike në vendin tonë.
Në prezantimet, komunikatat dhe intervistat e viteve të kaluara ne kemi bërë të qartë se Lugina e Preshevës duhet të ndryshoj domosdoshmërisht qasjen e politikbërjes, pikësëpari duke mundësuar reforma brenda partiake të subjekteve të vjetra dhe arritjen e bashkëpunimit të gjërë politik për të synuar një legjitimitet të lartë dhe rikthimin e vlerave demokratike në vendin tonë. Kjo njëkohësisht do të ndalonte kontinuitetin e politikave zhgënjyese lokale dhe do të mundësonte riorganizimin e një strukture të re politike deri në respektimin e plotë të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Përcaktimi i mekanizmave vepruese demokratike si dhe atyre ligjore, arrihet me harmonizimin dhe sinkronizimin e qëndrimeve tona me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës,natyrisht me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë dhe kjo do të ishte bazamenti jonë politik.
Nuk kanë munguar deklaratat, marrëveshjet, platformat për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në dekadat e kaluara, ndërkaq ka ngelur implementimi dhe suksesi i tyre: Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992 për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, Marrëveshja e Konçulit në vitin 2001 dhe programi i masave konkrete per zgjidhjen e krizës, Ligji i ish-RFJ-së për Amnistinë e ish-pjestarët e UÇPMB-së dhe ndërprerja e të gjitha proceseve gjyqësore në korrik të vitit 2002, Platforma politike e Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë në janar të vitit 2006 etj. Nga këto dokumente kanë rezultuar deklarata që edhe sot kanë rëndësin e pamohueshme dhe janë prioritet i angazhimeve tona për përmisimin e situatës: Integrimi proporcional i shqiptarëve në institucionet publike dhe shtetërore, përdorimi zyrtar i simboleve kombëtare, kthimi i të shpërngulurve në vatrat e tyre shekullore sidomos në Karadakun e Preshevës dhe Malësinë e Bujanocit, të bëhet ndriçimi i rasteve të vrasjeve si dhe kindapimeve civile, zhvillimi rural i qëndrueshëm, lëvizja e lirë e qytetarëve dhe qarkullimit të mallrave, krijimi i mirëqenies ekonomike dhe sociale etj. etj.
Situata e vështirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkon nga lidershipi përgjegjësi të plotë; sfidat kërkojn nga ne hapa racionaliteti, unifikimi, guximi dhe largpamësie. Të drejtat e cunguara kombëtare kërkojn një konsens të subjekteve politike në Luginë, prandaj në çdo kohë i përgjigjemi pozitivisht ftesave konsultative lidhur me përmisimin e të drejtave e lirisë individuale dhe kolektive. Të takohemi në zyrat e administratës komunale në çdo kohë keni përkrahje!
Shqiprim Arifi
Kryetar i Komunës së Preshevës
Kryetar i Alternativës për Ndryshim
Preshevë
05.07.2018