Lajme

Xhamia në fshatin Tabanoc, xhamia më e vjetër në Ballkan që është ndërtuar para ardhjes së Osmanlive

Kjo Xhami eshte ne Fshatin Tabanoc eshte xhamia me e vjeter ne Ballkan e ndertuar para ardhjes se Osmanlive.
Pra iLiret ishin Musliman para se me ardhen Qliruesit Osmanli.
Vet kjo foto eshte fakt dhe i hedh poshte te gjitha trillimet e Serbve, Qe shpifen per Islamin dhe Osmanlit .

Kjo Xhami tregon për qytetêrimet e hershme Osmane në kêto troje e duke e ditur se fis autokon kan qenë Ilirët dhe disa prej tyre e pranuan fenë islame aty u mdërtua edhe kjo Xhami e cila rezultoj tê ishte njëra ndër më të vjetrat në Ballkan.

Mirpo shumê herë u tentua të rrënohet, dighet edhe të shkatrrohet nga autoritetet sllave dhe banorët vendas duke e ditur se në atë pjesë afër kufirit me Serbi janë tê banuar me Serbë e që me cdo kusht tentojnë ti fshijnë gjurmët e hershme shqiptare.

Vazhdon të presë për rindërtim xhamia Koxha Mehmet Bej në fshatin Tabanoc të Kumanovës në veri të Maqedonisë, e cila prej një shekulli qëndron e mbyllur për adhurim.

Xhamia e ndërtuar në afërsi të kufirit me Serbinë në vitin 1380, gjatë periudhës osmane, llogaritet si njëra nga xhamitë më të vjetra në Ballkan.

Ndërsa sipas historianit Michel Kill, kjo xhami është ndërtuar me kube në shekullin e 16-të nga ana e Mehmed Pashës nga Kaçaniku.
Minarja e xhamisë e cila është në gjendje të shkatërruar në afërsi të rrugës në mes të arave, është pjesërisht e rrënuar, ndërkohë që përreth xhamisë toka është gërmuar dhe janë hedhur mbeturina. Xhamia e braktisur pret “zgjatjen e dorës” për thirrjen e sërishme të ezanit.

Edhe pse xhamia njëkatëshe me pamje të arkitekturës arabe ka arritur ta ruajë formën e kupolës, brenda xhamisë ka gropa të mëdha për të cilat thuhet se janë bërë për qëllime kërkimore. Nuk ekziston asnjë rrugë që shpie deri te xhamia, kurse sipërfaqja përreth saj përdoret për kultivim nga bujqit.

Në anën e derës së hyrjes së oborrit të xhamisë Koxha Mehmet Bej e cila aktualisht është zënë nga parcelat, gjenden kolona në formë themeli pjesë të të cilave janë nxjerrë nga nëntoka.

Madje, thuhet se këto themele dhe gurë të mëdhenj të cilët janë nxjerrë pas hulumtimeve të kohëve të fundit në xhami i përkasin shatërvanit i cili një kohë ishte gjendur aty dhe se ka patur një hamam dhe një han.

Related Articles

Back to top button