Kamberi në Beograd: Lugina e Preshevës të paraqitet si tërësi e plotë territoriale në Dialogun e Brukselit, pëndryshe, do të pasojë katastrofa (Video)
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi i ftuar në emsionin “Dita drejtëpërdrejtë” të televizionit N1 në Beograd, ka deklaruar se dështimet afat-gjatë për të shfaqur një vullnet për zgjidhjen e problemeve themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, rrespektivisht për integrimin e tyre në shoqëri, jep përshtypjen se shteti me të vërtetë nuk i dëshiron ata (shqiptarët).
Kamberi ka theksuar se Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, i cili koordinon vendimet dhe politikat e shqiptarëve në ketë rajon, ka miratuar deklaratën politike, ku ka kërkuar që në dialogun e Brukselit të zgjidhen edhe problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“NE BESOJMË SE NUK DO TË KETË MARRËVESHJE TË PLOTË MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË, DHE NUK DO TË KETË STABILITET, NËSE NUK ZGJIDHEN PROBLEMET TONA, APO LIHEN MËNJANË ÇËSHTJET THELBËSORE QË NDESHEN SHQIPTARËT E LUGINËS, PROBLEME TË CILAT PËR 17 VJET NË DIALOGUN ME BEOGRADIN, NUK KEMI ARRITË T’I ZGJIDHIM”, THA KAMBERI .
Ai ka deklaruar se në një takim me presidentin Hashim Thaçi ka shprehur kërkesat që të insistohet që të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të jenë pjesë e dialogut në Bruksel.
“Më vonë erdhi ideja për të gjetur një zgjidhje nëpërmjet korrigjimit të kufijve,” thotë ai.
Duke folur për problemet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Kamberi tha se institucionet shtetërore që veprojnë në nivelin lokal “etnikisht janë të pastërta, pa shqiptarë, ose numri i tyre është simbolik” dhe se ka probleme të mëdha në fushën e arsimit, si mosnjohja e diplomave dhe mungesa e teksteve shkollore.
Kamberi shtoi se partia e tij përmes bashkëpunimit me institucionet, dhe pjesëmarrjes në to, u përpoq për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve.
“Nuk kemi arritur rezultate. Deputeti i vetëm i yni, ka votuar për qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, si dhe për qeverinë e reformuar të udhëhequr nga Ana Brnabiç. Ne patëm biseda më 4 qershor të vitit të kaluar me presidentin dhe kryeministren dy herë, por pavarësisht premtimeve që procesi i nisur kohë më parë i integrimit të shqiptarëve nuk është zgjidhur si problem, por nuk është realizuar as plani i famshëm shtatë pikësh, të cilin e aprovuar Qeveria e Serbisë në vitin 2013-të”, ka thënë Kamberi.
Kamberi vlerëson se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është një qëndrim i ri dhe tha se “përkufizimet historike me shqiptarët”, të cilën e përfaqëson Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, është i papranueshëm.
“Ate çka e deklaron Daçiq, për ne shqiptarët është e papranueshme. Nëse vendoset çështja e Luginës së Preshevës në procesin e Dialogut të Brukselit, duhet të shtrohet si territor i plot, dhe se zgjidhja e pjesshme e problemit të Luginës, me siguri do të çojë në një katastrofë humanitare me shpërngulje të shumë njerëzve” – ka deklaruar Kamberi.