Sfidat e mësimdhënësit modern
Shkruan: Njomza Shaqiri – Hasani
Mësimi dhe mësimdhënia e shekullit XXI është sfidë e gjeneruar nga fuqia e variatetit të informacioneve me të cilat hasen nxënësit në jetën e tyre të përditshme. Burimet e informacionit ndryshojnë nga ato të mëparshmit, një lodër shumëfunksionale, një video në internet, nje muze i vizituar, një hologram, një ulëse smart apo një protezë e printuar nga aparati me laser 3D, i ofrojnë fëmiut shumë me shpejt njohuri të një niveli më të lartë kognitiv se sa që realisht ai mund ta ketë moshën.
Fenomeni i shpërndarjes së shpejtë të informacionit, aritja te femiu si i gatshëm, i papërpunuar logjikisht, shpeshherë i pa zbatueshëm në situate reale, përfaqëson pikën më të ndjeshme që mësimdhënësit modern i ngelet ta trajtoj dhe sqaroj me nxënësit e tij. Mësimdhënësit duhet ta ndryshojnë formën e zhviliimit të orës mësimore dhe qasjes ndaj koncepteve të reja. Ato duhet të përdorin mjete dhe metoda demostruese dhe hulumtuese, të cilat do ta nxisin të menduarin kritik tek nxënësit, diskutimin dhe hulumtimin. Duhet të zhvillojnë detyra me nivelizim dhe të kanalizojnë nxënien e njohurive për nevoja afatgjate jetësore.
Të nxënit e njohurive është proces që kërkon njohtim, të kuptuar, memorizim, analizë, sintezë dhe zbatim, që më pas reflekton në zgjidhjen e problemeve të përditshme. Në këtë hierarki të procesit të të mësuarit, tek nxënesit e diteve te sodit , dominon njohja e refleksionit të produkteve të shpikjeve të reja, por mungojnë njohuritë mbi hapat e mëparshme, me të cilat është ardhur deri tek jetësim i një ideje. Detyrë e mësimdhënësve është që ti zhvillojnë aftësitë procesuese të nxënësve, si: të vërejturit, klasifikimin, deduksionin, parashikimin, matjet, operacionet matematikore, bërjen e modeleve, përkufizimin operativ, identifikimin e ndryshoreve, formulimin e hipotezave, të shkruarit dhe interpretimin e të dhënave dhe nxjerrjen e përfundimeve.
Kjo nga ana tjetër e detyron mësimdhënësin modern të zhvilloj shkathtësite e kreativitetit, inovacionit, komunikimit, demostrimit, bashkëpunimit, shkrim-leximit të teknologjisë informative etj. Në këtë mënyrë duke u zbatuar kriteret e mësipërme, rritet përgjegjshmëria individuale tek nxënësit dhe zvogëlohet besimi dhe ndjekja pa njohuri me baza shkencore të informacioneve të plasuara në mediumet elektronike, i kuptojnë inovacionet që janë duke e ndryshuar stilin jetësorë të njerëzve dhe bëhen pjesëmarrës direkt të këtyre ndryshimeve në të ardhmen.