Lajme

Bilaçi i Bujanocit dikur qendër ushtarake tani në ethet e zbrazjes

Bilaçi është fshati me jugorë i komunës së Bujanocit, shtrihet rrëzë vargmaleve Rujan, përballë ka autostradën ndërkombëtare të njohur si Korridori 10 dhe ka mbi tre mijë banorë, rreth tetëqind shtëpi, popullata është e përzier, në të jetojnë shqiptarët, turqit dhe serbët.

Më se pesëdhjetë për qind e popullatës jetojnë në mërgim, Bilaçi njihet si vendbanimi në të cilin janë vendosur banorët shqiptarë ngatë gjitha fshatrat e Preshevës dhe Buajnocit.

Marrëdhëniet ndëretnike janë të mira, por problem i përbashkët mbetet papunësia, kështu ka vlerësuar Jakup Xhelili, kryetar i Bashkësisë Lokale në Bilaç .

Sipas rinia nuk ka perspektivë ku shumica e tyre mundohen me dalë në perëndim me punua, transmeton Titulli.com.

Në kohën e dyndjeve të mëdha në shekullin XII, sipas legjendës, ushtarët turq kishin vendosur kampin e tyre, diku mbi vendbanimin aktual dhe deri sa një ushtar po ndërtonte një rrethoj për ruajtjen e kafshëve, një tjetër ushtarë ia kishte tërhequr vërejtjen se aty nuk do të mund të mbijetonin kafshët e as njerëzit, duke i thënë se në këtë vend do të mbetesh i uritur në turqishte Bil Aç.

Dhe ky ishte emërtimi që më pas iu dha fshatit, ndërsa më vonë banorët kishin lënë kodrat dhe ishin vendos në rrafsh. Madje në vitin 1375 ishte ndërtuar Xhamia e parë e cila në vitet e `90 të shekullit të kaluar ishte rinovuar.

Bilaçi ndër shekuj ka qenë qendër administrative dhe ushtarake, në kazermën ushtarake që dikur ishte në Bilaç, kanë shërbyer edhe të rinjtë e Gjilanit me rrethinë. Ndërsa Bilaçi i kushtohej më shumë rëndësi se Preshevës, nga pushtetarët e kohës.

Qani Nallbani, banor turk dhe përfaqësues i popullatës turke në Bilaç është mjaftë i interesuar për zhvillimin e këtij vendbanimi, ai në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Zhvillim TIKA, ka nis disa projekte për të mirën e gjithmbarshme të fshatit.

Bilaçi është fshati i vetëm i Luginës së Preshevës në të cilin çdo të martë të javës mbahet pazari, dikur ky Pazar ishte mjaftë në zë, por aktualisht ka mungesë të blerësve sepse siç thotë Faredin Xhelili , për të blerë duhet pasur para.

Avdullah Agushi në Bilaç ka ardhur para pesëdhjetë vite nga fshati Vërban i Malësisë së Buajnocit, thotë se jeta është e mirë dhe se probleme nuk ka, ai shpreson që në një të ardhme ët shpejtë të bëhet edhe më mirë.

Shpresa për të ardhme të mirë, shihet kur në këtë pjesë investohet në ruajtjen e rinisë e ajo arrihet duke hapur perspektivë ekonomike, thonë banorët e Bilaçit./B.Rexhepi/

Related Articles

Back to top button