“Shpërndarja e lajmeve të rrejshme nga mediat online”
Media kërkojn që aty të punësohen gazetar, viteve të fundit kemi më shumë gazeta online (webportale) se sa gazetare. Mungesa e profesionalizimit percillet me mungesë kredibiliteti sepse kjo nuk bëhet aty për aty. Në procesin e ndjeshëm që po jetojm, jo vetëm politik por edhe emocional sidomos për njerëzit e thjesht pa asnjë ndikim madhor si puna ime, lajmet e rrejshme po japin efekte jo të mira. Përveç që aktualisht ato po ndikojnë negativisht, posoja më e madhe e tyre do të jetë më vonë që pavarsisht bilancit të marrveshjes të kufijve mes Prishtinës e Beogradit do të jetë dëshprim i madh për shumë prej njerëzve.
Shumë prej nesh kërkojm të informohemi sa më shpejt e sa më sakt për procesin që po na ndjek, sepse aty po bëhet fjalë edhe për fatin tone jetsor. Mirëpo, janë mediat sociale ato që akuzohen se prodhojnë dhe shperndajnë “Fake News” lajme të rrejshme tek ne, përjashtuar rastet kur lajme të rrejshme bëjnë vet protagonistët, akterët e mbi dhe nëntokës. Përveç këtyre ka fajtor të tjerë si përshembull mediat informale, sidomos web portalet që nuk kanë asnjë identitet juridik, që publikojnë artikuj anonimë, që paguajnë gazetarë pa sigurimet pensionale, që fitojn pagesa reklamash pa fatura e të ngjajshme: këto media janë sikur airoplanët bombardues që bëjnë masakëra në civil, duke i gjuajtur nga retë, që mbeten të pakapshëm për çdo radar e çdo drejtësi.
Mediat online janë bërë burimet kryesorë e shpërndarësit e pandëshkuar të shpifjeve dhe Fake News-eve. Nuk dua të gjykojë nëse e bëjnë në formë të ndërgjegjshme apo jo, të gjitha mediat (edhe ato që nuk janë fantazma) kontribuojnë për përhapjen e këtij dezinformimi, pasi, duke publikuar një deklaratë false të një politikani, përfundojnë duke e trajtuar atë si të ishte e vërtetë. Një zgjidhje profesionale përballë këtij dyshimi është ajo që gazetarët të distancohen sa me fuqishëm nga këto lloj deklaratash.
Vendet si SHBA-të dhe BE-ja kane shpallur “luftë” frontale kunderejt mediave online që shpërndajn Fake News. Kurse së fundmi Papa Françesku “krahason shpifjen me një akt terrorizmi për aftesinë që ka për të goditur integritetin moral, familjen dhe vetë jetën e njerëzve”.
E kundërta e lajmeve të rrejshme është kur gazetarët professional lajmin e shoqërojn me fakte, dokumente, dëshmitar e të vërteta. Gazetarët duhet të përvetësojnë sërish vlerën shumë të madhe të dyshimit, përpara se ta shpërndajnë shkarazi lajmin që nuk është i bazuar në dëshmi. Mirëpo, përveç dyshimit, duhet ta shfrytëzojm edhe dëshirën e madhe të kuriozitetit, sepse vetëm ai që është kurioz, arrin ta kuptojë të vërtetën brenda artikullit gazetaresk.
Por, me një analizë të shkurtër lidhur me përmbajtjen e tekstit me titull “Marrëveshja Kosovë-Sërbi”, na del në pah se është trillim amatoresk. Marrëveshjet, sidomos ato ndërkombëtare (ku ka të përfshirë shumë profesionist) nuk kanë vend për çështje të hapura. Pastaj asnjëra nga të ashtuquajturat mediat lokale nuk e kanë burimin e informacionit pershembull nga burimet brenda ekipit të atij apo këtij presidenti, nuk ka seriozitet në përmbajtjen e tekstit kur përmenden venbanime të caktuara. Detaj tjetër me rëndësi është përcaktimi i rrjedhës së nënshkrimit, hyrjes në fuqi dhe inplementimit me data e muaj që në politikë janë të paqëndrueshme. Po ashtu ka edhe shumë pika të tjera që dëshmojn se ky tekst nuk është diçka konkrete në këtë drejtim por vetëm OPINION i dikujt që nuk është i pa pëlqyer nga unë. Të verifikosh dëshmitë nga burimet konkrete nuk do të thotë që të ndryshosh opinionin tënd politik, pasi dëshmitë dhe opinionet (siç mësohet në të gjitha shkollat e gazetarisë) duhet të mbeten rreptësisht të ndara. Por, nëse nuk e bën këtë politika, kjo ndodh sepse, në tymin që del kur përzihen shpifje, dëshmitë dhe opinionet, është më e lehtë të fshehësh gënjeshtrat e ti hutosh ata që dëgjojn. Profesionistët e të drejtës ndërkombëtare këtë gjë mund ta dëshmojn shumë më mire se unë.
Megjithate, ende besojë në rolin e medias dhe jam i bindur se një ndërgjegjësim nga ana e artikullshkruesve lidhur me rëndësinë e rolit të tyre jo ideologjik mund të ofrojë kontribut madhor për ta mbështetur Luginën të dale nga moçali i shpifjeve, që janë bërë thuajse metodë e përditshme e ballafaqimit politik.
Një shoqëri demokratike bëhet edhe qytetare vetëm nëse është në gjendje të njohë vlerën e dyshimit dhe nëse ka kuriozitetin për të kuptuar, pasi vetëm duke u përpjekur të kuptosh tregon se ke dëshirë për ta njohur të vërtetën.
(Opinionet në artikull kanë të bëjnë me lajmet e rrejshme dhe ndjeshmërin për qytetarët e Luginës së Preshevës dhe nuk paraqesin opinion për procesin e dialogut Prishtinë-Beograd)
Shkruar nga Shkëlzen Limani