Gjermania po boshatis Ballkanin
Mijëra persona çdo vit vijnë nga Ballkani Perëndimor, për të punuar në Gjermani. Një e katërta e të gjithë të punësuarve nga vendet jo anëtare të BE-së vijnë nga Kosova & Co. Fillimisht, këta persona nga rajoni kërkuan azil. Që nga viti 2016, ata kanë një mënyrë të re, më të hapur.
Ishte një eksperiment i madh migracioni – dhe duket se ka një ndikim: Gjithnjë e më shumë persona nga Ballkani Perëndimor po vijnë në Gjermani për të punuar, shkruan “ëelt*, përcjell Shtegu.com. Pas një rritje të dukshme të shifrave, është konstatuar se një e katërta e të gjithë punëtorëve migrantë vijnënga shtete që cilët nuk janë nga BE-ja, nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova.
Numri i tyre është rritur më shumë se pesëfish në vitet e fundit. Sipas raporteve aktuale të entit gjerman të statistikave, numri i migrantëve nga Ballkani Perëndimor që punojnë në Gjermani, vitin e kaluar është rritur në rreth 66,000 persona. Deri në fund të vitit 2015, shifra ishte vetëm 13,000.
Gjatë kësaj kohe, migrantët nga Ballkani Perëndimor janë bërë faktor gjithnjë e më i rëndësishëm për tregun gjerman të punës. Çdo i katërti i huaj nga një vend jo anëtar i BE-së që punon në këtë vend, tani vjen nga Ballkani Perëndimor. Deri në fund të vitit 2015, nuk ka qenë as një në dhjetë, informon Shtegu.com.
Shumica e të punësuarve nga Ballkani Perëndimor, sipas statistikave gjermane vijnë nga Bosnja dhe Hercegovina (32 për qind), Serbia (22 për qind) dhe Kosovë (19 për qind). Përqindja e punëtorëve migrues nga Maqedonia e Veriut (14 për qind), Shqipëria (11 për qind) dhe Mali i Zi (2 për qind) është më e ulëta.
Vetëm pesë për qind e të prekurve kanë një leje të pakufizuar për të qëndruar në Gjermani, të gjithë të tjerët kanë vetëm një lejeqëndrim të përkohshëm. Vlen të përmendet: Në këtë vend punojnë më shumë burra sesa gra nga Ballkani Perëndimor; statistikisht më shumë se tre burra kundrejt një gruaje.
Fakti që gjithnjë e më shumë persona po vijnë nga Ballkani Perëndimor për të punuar në Gjermani, është gjithashtu rezultat i një eksperimenti të politikës së migracionit: Rregulli i Ballkanit Perëndimor. Para 2016-ës, dhjetëra mijëra persona nga Ballkani Perëndimor kishin ardhur në Gjermani si refugjatë dhe kërkuan azil.
Megjithatë, në vitet 2014 dhe 2015, vendet e Ballkanit Perëndimor u shpallën në mënyrë të suksesshme si të ashtuquajtura “vende të sigurta të origjinës”. Që nga ajo kohë, aplikimet për azil për personat nga këto vende, praktikisht kanë pushuar të njihen. Për shkak të kësaj, personat nga ky rajon nuk kanëmundur më të vijnë në Gjermani.
Të Gjelbrit në Bundestag fillimisht nuk pajtoheshin me këtë hap. Për t’i akomoduar ata dhe për të sjellë kështu statusin e vendeve të sigurta të origjinës përmes parlamentit, në vitin 2016, Qeveria Federale hapi një rrugë të re hyrjeje për punëtorët nga Ballkani Perëndimor: të ashtuquajturin rregull i Ballkanit Perëndimor.
Që atëherë, punëtorët e atjeshëm kanë mundur të vijnë në Gjermani pothuajse pa probleme, pavarësisht nga kualifikimet e tyre profesionale dhe aftësitë gjuhësore, informon Shtegu.com. Parakusht është vetëm një ofertë pune konkrete dhe miratimi i agjencisë për punësim. Rregullorja, e cila hyri në fuqi në vitin 2016, kufizohet deri në vitin 2020. Arsyeja kryesore për afatin është që shumë nga personat që vijnë në Gjermani nga rajoni, nuk janë profesionistë. Të përjashtuar nga rregulli i Ballkanit Perëndimor janë personat që kanë përfituar nga azili në dy vitet e fundit.
Por jo vetëm nga Ballkani që vijnë më shumë persona në Gjermani; Në përgjithësi, numri i të punësuarve nga shtetet jo-anëtare të BE-së, të ashtuquajtura vende të treta, po rritet: deri në fund të vitit 2018 rreth 266,000 të huaj nga vendet e treta punonin në Gjermani; në vitin 2017 kishte diku 217,000 persona. Kjo do të thotë një shtim prej më shumë se 20 për qind – dhe kjo për të tretin vit radhazi. Vendet kryesore të origjinës përfshijnë shtetet: India (12 për qind), Kina (9 për qind), Bosnja dhe Hercegovina (8 për qind) dhe Shtetet e Bashkuara (7 për qind).
Edhe pse ekspertët gjermanë si Herbert Brücker, i mirëpritën normat e larta të rritjes, theksojnë se kërkesa në fakt është shumë më e lartë: Ndryshimi demografik është duke u përkujdesur që popullsia në këtë vend të mplaket dhe pakësohet, informon Shtegu.com. Për kompanitë, kjo do të thotë se ajo, në vitet e ardhshëm do ta ketë më vështirë të gjejë kuadër pune, për shkak se numri i personave në moshën e punës, në vitet e ardhsëm do të bie.
Hulumtuesit ekonomikë gjermanë, këto statistika i ndërlidhin me një paralajmërim: Po bëhet e qartë se mungesa e punëtorëve të kualifikuar për shkak të emigracionit nga Europa vështirë se mund të zgjidhet në vitet e ardhshme. Prandaj, ata bëjnë thirrje për një ligj të ri të emigracionit për të sjellë në mënyrë specifike specialistë nga vendet e treta në Gjermani dhe për të promovuar më shumë emigracionin e tyre. Përndryshe, mungesa e punëtorëve të kualifikuar nuk do të mund të mbyllet.