Lajme

Arifi : Lugina e Preshevës mos të jetë Pazar dhe plaçk tregu politik, por të jetë faktor politik i çdo bisedimi mes Beogradit dhe Prishtinës

Intervistë me kryetarin e komunës, së Preshevës – Shqiprim Arifi

Intervistoi Beqir SINA – New York

Javën e kaluar në Amerikë, për një vizitë disa ditore, me ftesën e Eliot Engel, kongresmen dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, ishte kryetari i Preshevës, Shpiprim Arifi.
Në këtë intervistë me gazetën Bota sot në New York, Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, thotë se ftesa pik së pari ka qenë nga kongresisti Eliot Engel me të cilin ka diskutuar rreth situatës aktuale në Preshevë : “ U dakorduar që të nxitojmë edhe në Amerikë ta detajizojmë bisedën tonë dhe informimin rreth gjendjes aktuale në Luginë të Preshevës por gjithashtu qëllimi i dytë ka qenë ta njoftojm ëe direkt me një qasje më të fortë dhe më aggressive nga qeveria e Serbis ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës e cila lidhet me pasivizimin e adresave të Shqiptarëve në Presheve Bujanoc dhe Medvegj e cila është një qasje agresive e Serbis për me defaktorizu faktorin shqiptar në Preshevë dhe me ndërtu një pozitë të negocimit kundrejt kosovës më të fortë.”.
Në nderkohë përderisa ai foli për takimet e tij në New York- zonën e Tri-Shteshit, dhe Washington– veçojë jashtëzakonisht ato me komunitetin shqiptar dhe preshevarët.
“Komuniteti shqiptar në përgjithsi është një komunitet i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të cilet nuk kemi shumë shkëmbim dhe bashkëpunim në vendin tonë kryesorja nga ana ime ka qenë kundrejt atyne që të organizohen edhe më fuqishëm që të lobojnë dhe të shfrytzojnë të gjitha mekanizmat mundësitë kontaktet të cilat egzistojnë këtu për me bë të qartë që Presheva lugina e Preshevës kanoset në një rrezik të Çamërisë së dytë.”
Ai flet po ashtu eedhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke menduar se ky është momentum që jemi në këtë kohë është një moment për shqiptarët në Luginë të Preshevës, përshkak se është duke u përgaditur dialogu mes Kosoves dhe Serbise, tani pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

“Mesiguri do të shkojnë shumë shpejt dinamika, që të ulemi prap në tavolinë të diskutojmë edhe për Luginën e Preshevës dhe dialogu në vazhdimsi të saj është jetike. Pikërisht në këtë moment që gjindemi edhe në fushatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi që zgjedhjet janë, unë kam dashur ta vë theksin komunitetit shqiptar preshevar por të gjithë të cilët e ndinë veten të thirrurr për të ndimuar Luginës së Preshevës që të lobojnë të luftojnë për situatën tonë të cilën ne kanosemi ne të bëjmë miq sa më shumë për të mundur pastaj neve Luginën e Preshevës në dialog të përfshihet si temë dhe të gjejmë zgjidhjen të cilën ne e kërkojmë”.

Për më shumë mund të ndiqni intervistën me kryetarin e komunës, së Preshevës – Shqiprim Arifi
dhënë gazetarit tone në Amerikë, Beqir SINA:

Cili ishte qëllimi i vizitës tuaj dhe me çfar ftese keni ardhur në SHBA ?
Shqiprim Arifi: Ftesa pik së pari ka qenë nga kongresisti Eliot Engel i cili në vitin e kalur ka qëndruar në Preshevë dhe kemi diskutuar rreth situatës aktuale në Preshevë dhe u patëm dakorduar që të nxitojmë edhe në Amerikë ta detajizojmë bisedën tonë dhe informimin rreth gjendjes aktuale në Luginë të Preshevës por gjithashtu qëllimi i dytë ka qenë ta njoftojm ëe direkt me një qasje më të fortë dhe më aggressive nga qeveria e Serbis ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës e cila lidhet me pasivizimin e adresave të Shqiptarëve në Presheve Bujanoc dhe Medvegj e cila është një qasje agresive e Serbis për me defaktorizu faktorin shqiptar në Preshevë dhe me ndërtu një pozitë të negocimit kundrejt kosovës më të fortë. Ne e njoftuam dhe e kemi bërë qartë me detaje se cka është situata dhe me cka po ballafaqohemi në Preshevë.

Cfarë kërkuat nga komuniteti Preshevar këtu neë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ?

Shqiprim Arifi: Komuniteti shqiptar në përgjithsi është një komunitet i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të cilet nuk kemi shumë shkëmbim dhe bashkëpunim në vendin tonë kryesorja nga ana ime ka qenë kundrejt atyne që të organizohen edhe më fuqishëm që të lobojnë dhe të shfrytzojnë të gjitha mekanizmat mundësitë kontaktet të cilat egzistojnë këtu për me bë të qartë që Presheva lugina e Preshevës kanoset në një rrezik të Çamërisë së dytë. Unë mendoj që është momentum që jemi në këtë kohë është një moment për shqiptarët në luginë të preshevës përshkak se është duke u përgaditur dialogu mes Kosoves dhe Serbise tani pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi të cilat mbahen në fund të prillit mesiguri do të shkojnë shumë shpejt dinamika që të ulemi prap në tavolinë të diskutojmë edhe për Luginën e Preshevës dhe dialogu në vazhdimsi të saj është jetike. Pikërisht në këtë moment që gjindemi edhe në fushatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi që zgjedhjet janë, unë kam dashur ta vë theksin komunitetit shqiptar preshevar por të gjithë të cilët e ndinë veten të thirrurr për të ndimuar Luginës së Preshevës që të lobojnë të luftojnë për situatën tonë të cilën ne kanosemi ne të bëjmë miq sa më shumë për të mundur pastaj neve Luginën e Preshevës në dialog të përfshihet si temë dhe të gjejmë zgjidhjen të cilën ne e kërkojmë.

Sa ishte e ndjeshme nga takimet që keni pasur në Washington çështja e Luginës ?

Shqiprim Arifi: Ka qenë detyra jonë ta bëjmë të ndjeshme dhe unë sa kam mundur të bëjë edhe në Kongres edhe në State Department ku kemi pasur takime, detyra jonë është ti pajisim edhe me shumë detaje për situatën tonë në Luginë të Preshevës por dhe të bëjmë të qartë pozitën tonë që e kemi si lider në Luginë të Preshevës për neve është shumë me rëndësi faktori Amerikan të ndikoj në bisedime për arsye se e kanë të zhvilluar qart situaten tone si Shqiptar në Luginë të Preshevës. Ne mendojmë që pa përfshirjen e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në këtë dialog nuk është një dialog I plotësuar por dhe nuk është dhe i qëndrueshëm për ndonjë marrëveshje e cila bëhet aty. Këtë e kam kërkuar në fillimisht kemi filluar këtë javë të cilën e kemi kaluar këtu me takimet me bashkatdhetarët pastaj takimin tone zyrtar që e kemi bërë me Kongresistin Eliot Engel dhe prej aty kemi vazhduar takimet tona zyrtare deri te I fundit kemi kërkuar që Shqiptarët të përfshihen në dialog të marin pjesë në këtë negociatë e cila po bëhet me prezencën e tyre në tryeze dhe të përfshihen në një marrëveshje të cilën edhe vet Shqiptarët dakordohen për ate. Nuk mundet ta dij askush gjendjen tonë sikur ne vet jemi ata të cilët I dimë detajet ne jemi ata të cilet jemi duke jetuar dhe duke hequr qe 30 vite me radhë ne jemi ata të cilët duhet të jemi në tryeze prezent dhe këtë secili kongresmen në parim e ka pranuar tash janë vetëm cështjet teknike të sqarohen.

Jeni nga liderët e rinj të parë që sfiduat dhe mundët partitë e vjetra tradicionale politike siç ishin PVD dhe PDSH në Lugine, cila ishte formula apo oferta që i bindët Shqiptarët atje ?

Shqiprim Arifi: Ne jemi një parti politike e cila është formuar nga të rinjt në vitin 2015 dhe jemi formuar për arsye se kemi dashur vendin tone ta shohim ndryshe nga e kaluara thuhet që Ajshtajni ka definuar për cmendurinë se cmenduria është që ta bësh një punë në formë të njejtë dhe të pritsh tjetër rezultat edhe të rinjt e Luginës së Preshevës në 2015 pikrisht këtë cmenduri nuk kanë dashur më ta jetojnë, jemi formuar jemi organizuar për të ndryshuar qasjen që të kemi një rezultat ndryshe gjë e cila pastaj ka ndodh. Partitë politike të vjetra pa dashur të ja humbi aktivitetin dhe angazhimin shumevjeqar në kohën kur ka qenë edhe më vështirë të organizohen politikisht në kohën e Millosheviqit por patën arritur në një moment që nuk kanë mundur më ti bindin qytetarët për veten e vet pasi që në 20 vitd bërje politike apo pas luftës së UCPMB-së në 2001 kanë treguar që nuk kanë pasur qasje idologjie por edhe patriotizmi I tyre që nuk ka egzistu për mua fare. E kshtu që të gjithë të rinjt jemi organizuar dhe kemi thënë se ne po dojmë një ndryshim dhe këtë kemi mundur ta arritim kemi ofertu një pragmatizëm politik me një qasje më decid ndaj zhvillimit ekonomik kemi krijuar një përshtypje që dimë të menaxhojmë Qytetin.

Sa keni arritur të realizoni nga ajo që keni premtuar ?

Shqiprim Arifi: Ne jemi në mandatin tim të parë në gjysëm të mandatit të parë tash kemi edhe 2 vite të cilat I kemi para nesh në këtë mandat kemi punuar shumë dhe kemi realizuar gjysmën e premtimeve të cilat I kemi bërë se ne e kemi bërë kontratën me qytetarët I kemi thënë se në këtë konkretisht e bëjmë dhe nuk është vetëm premtim ne I kemi kontraktu premtimet tona me qytetarët nëse na japin votën dhe tash ne kemi arritur në gjysmën e kohës tonë por dhe gjysmën e kemi bërë, kemi punuar shumë por ka ende shumë punë . Gjërat që janë duke u zhvilluar në Luginë të Preshevës nuk janë të lehta në qoftë se e marim shembull vitin 2018, ne 2018 kemi mundur ti punësojmë 250 puntorë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, problemi është se në 2018 pastaj është filluar debate I ndryshimit të kufijve, është vendosur taksa për mallrat e Serbise nga Kosova që neve të dyjat na kanë prekur dhe na kanë stagnuar zhvillimin, Lugina e Preshevës mvaret direkt për direkt nga rajoni sidomos nga Republika e Kosovës dhe mardhënja me Serbine sepse Republika e Serbise deri sa nuk e pranon Kosovën ne ende kemi me pasur problem zhvillimin nuk mundemi ta bëjmë ashtu qysh kemi dëshirë të gjithë ne sikur në Gjermani në Amerikë apo vende tjera. Ne luftojmë atje të vetmuar, kryetari I komunës së Preshevës është një kryetar mundohet nonstop pa ndërpre mi balancu gjërat por edhe me I ec te para, ne kemi nevoj për ndihmë dhe në këtë drejtim alternativë për ndryshim partia jonë e cila është formuar nga të rinjt dhe cila mbahet nga të rinjt është një parti e cila jep shpresë, perspektive dhe jep një qasje pragmatike që me I zgjidh problemet një pas një ashtu sic janë më prioritet dhe në këtë jemi duke punuar dhe këtu kemi nevoj për ndihmë dhe këtu jam kritik shumë pik së pari ndaj Serbise por nga ata nuk e pres që ata të na ndihmojnë sepse nuk kanë interes ata kanë interes tjetër por pres prej Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë të cilët bëjnë të njejtin premtim kundrejt Luginës së Preshevës apo edhe të Malit të Zi dhe nuk I dalin hakësh pastaj premtimeve. Pa ndihmën e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë ashtu si i ndihmon Republika e Serbise serbeve në Kosovë ne gjithmonë kemi me qenë në rrezik.

Tre komunat janë më të varfëra në Serbi dhe Serbia I ka izoluar ato, duke hequr shumë institucione banka dhe duke mos dërguar investime të huaja, sidomos në Preshevë, ku çdo ditë ikin të rinjtë në mungesë perspektive. Si të parandalohet kjo ?

Shqiprim Arifi: Në gjithë rajonin është një lëvizje kundrejt Evropës është një zhvillim që nuk është normal por është një zhvillim I cili është duke ndodhur realitet por në Luginë të Preshevës është diqka ndryshe për arsye se nuk ndodh nga neglizhenca e shtetit por ndodh nga qëllimi I shtetit. Qëllimi I shetit të Serbis në Luginë të Preshevës është pikrisht që të shpërngulen që të ikim që mos të kemi perspektive ekonomike që të dëshprohemi që të ndihemi inferior të gjitha të këqijat mundohen për me e bërë që me defaktorizu Luginën e Preshevës në dialogun me Kosovën. Kosova të vetmen kartë të negocimit e ka luginën e Preshevës vonë Kosova dhe Qeveria e saj e ka kuptuar këtë dhe është qasur. Ne e shohim Kosova është tani në prag të 12 vjetorit të pavarësisë së saj dhe para 2 viteve është hapur temën e Luginës së Preshevës dhe 1o vjet në total është neglizhuar nga Republika e Kosovës. Cka ka bëre në kto 10 vite Serbia e ka shfrytzuar atë kohë ka investuar në veri të Mitrovicës I ka mbajtur Serbet aty dhe I ka mundësuar që të jenë një minoritet i priviligjuar jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin, drejtat të cilat I kanë Serbet në Kosove janë të cuditshme dhe janë në të mirën e tyre dhe ne ia kemi zili dhe ia dëshirojmë cdo minoriteti mirpo kur vjen në pytje ia kam thënë Vuciqit që ti për qytetarët e tu që janë minoritet në Kosovë po investon kaq shumë kurse ne Shqiptarët në Luginë jemi qytetare të Serbise neve po na neglizhon, agresiv na qasesh, pasivisimin e adresave dhe zero investime në sferën publike dhe në sferën e biznesit dhe komunës po na neglizhon. Këtu pastaj është dashur Kosova dhe Shqipëria të jenë prezent në këto 10 vite dhe me investu dhe punu me ne për arsye se është qartë sa më pak Shqipëria dhe Kosova investojnë në skaje të shetit të saj sa më të rrezikuar pastaj janë edhe Prishtina dhe Tirana .
Tema e dialogut Prishtinë-Beograd, entuziami dhe Presheva a është faktor? *njejte sikur pyetja e fundit
Shqiprim Arifi: Po, ne jemi faktor, unë nuk e besoj që bëhet një marrëveshje mbi kokat tona në format secili siç kanë interesa aty dhe të pritet pastaj që ne ta implemetojmë. Pa qenë ne prezent aty në tryezë dhe pa marrë pjesë në negociata, askush mos të pret që ne ta implemetojmë. Kështu që në këtë drejtim Lugina e Preshevës nuk është një Pazar nuk është një mundësi që me bë Pazar me dikend dhe nuk është diçka që mundet dikush të luaj me Luginën e Preshevës absolutisht jo por është nje mundësi që të ketë Kosova një pozit më të fuqishme në tryezë e cila e faktrizon në tryezë, për momentin nuk është aq e faktorizuar, por do ta shohim tani në Qeverinë Kurtin si po ecin punët.
Tash pritshmërit në qytetin tonë, tek qytetarët e Luginës së Preshevës janë të mëdha, aq duhen të jenë të kujdesshëm edhe Kosova edhe faktori ndërkombëtar ku këtë gjë ia thash edhe këtu në SHBA kongresisteve amerikan që të kenë kujdes që pritshmërit mos të shëndrrohen në dëshprim se është e rrezikshme se ne frigohemi se ato pritshmëritë dhe ajo shpresë të shëndrrohet në dëshprim dhe pastaj më qytetaret tonë mos të shohin perspektiv dhe të ikin pasi që edhe Serbia na qaset agresivisht që 30 vite, Kosova dhe Shqipëria po na neglizhojnë, ndërkombetarët po na harrojnë e atëherë pse të jetojmë ne në Preshevë kështu që ne duhet të kemi kujdes dhe për këtë arsye une jam edhe avokat I asaj që të mbajme një SOCIAL KOISIONS të mbajmë një nivel për arsye se ndikohet edhe nga politika shqiptare edhe nga serbet por edhe nga ndërkombëtarët.

Çamëria krahasim, metafore me çkuptim me argumentoni
Shqiprim Arifi: Unë e them këtë për arsye se unë shpesh kur takohem me shok me miq me qytetar në rajon e shoh shpesh se Çamëria është emocionale te Shqiptaret në përgjithësi por edhe në Diaspor edhe këtu kur ta cekmi Çamërinë në një far lloj forme na qahet prej fatit të cilin e kanë kaluar, tash unë e bëjë pikërisht këtë analogji e them Çamëria ka ndodh, para 100 viteve ka ndodh, ato të këqiat që kanë ndodh janë paharruara, na prekin shpyrtërisht dhe emocionalisht por para syve po ndodh një Çamëri e dytë, ne çka po bëjmë tani? Unë jam fun i asaj që atë dashurinë që e kam për dikend dua ta materializoj, në qoftë se nuk është e materjalizuar ajo dashuri atëherë nuk është dashuri e nivelit të lart se ka dallime në dashuri. Tash, ne Shqiptarët e dojmë Preshevën edhe në qoftë se ne Shqiptarët dëshirojmë ta shohim Preshevën mirë, së pari ne duhet të vetëdisohemi, nuk duhet Serbia të vetëdisohet për ne, por pikërisht ne duhet të vetëdisohemi, duhet të organizohemi duhet ti lëmë anash të gjitha paqartësitë me njëri tjetrin ose diversitetin me njëri tjetrin që ta pengojmë, jo, ne duhet të bashkohemi dhe të unifikohemi sepse Presheva thërret për ndihmë.
Kjo është që e them në Amerikë, e them në Evrop, kjo është që e them në Preshevë në Bujanoc dhe në Medvegj. Ne kemi qenë promotor të një marrëveshje mes Shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të bashkohemi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kemi arritur këtë sukses pas 30 viteve, ku jemi të përçam në baza të ndryshme politike, lokale etj etj Kemi arritur të bashkohemi të unifikohemi në një list që të jemi më të fort kundrejt Serbise, tash askush në Shqipëri as në Kosovë as në Diaspor smundet me na thënë ju bashkohuni vet. Ne jemi të bashkuar. Tash është momenti juaj, ju të bashkoheni, e ky moment duhet të arrihet për arsye që mos të ndodh një Camëri e dytë. Unë mendoj që gjithsecili qe jeton ne Amerik edhe ne Evrop kudo qofte qe jeton e ka mundesine me dhene nje kontribut të veçant në vendin tonë edhe në qoftë se ne Shqiptarët organizohemi mbi baza partiako politike

TUZI, a ka pasur mesazh për politikën Shqiptare në Luginë të Preshevës
Shqiprim Arifi : Tuzi ka qenë një shembull i mirë, ka qenë lokal, ajo është më e ngusht nga pikpamja, tek ne nëPreshevë është qendor në zgjedhjet parlamentare garojmë sëbashku, nuk e kemi pasur rrezikun në Preshevë që të kanosemi nga serbet, e kemi këtë rrezik tani në zgjedhjet lokale në Bujanoc që do të mbahen në Prill të këtij viti ku duhet të bashkohemi Shqiptarët në një ide të përbashkët për me udhëheq Shqiptarët atë vend në vazhdimësi edhe ajo është një përpjekje. Tuzi, Presheva janë shembuj është për shtetin e Kosovës edhe Shqipërisë, ne kemi aq shumë ballafaqime politike, debate dhe qasje emocionale me njeri tjetrin në Kosovë por edhe në Shqipëri që është e befasueshme për mua si një person që është lind është rritë në Gjermani por që jeton tani në Preshevë, është e çuditshme, ato gjëra që i ndëgjoj në media me njeri tjetrin duke akuzu për tradhti apo për tjera tjera, për mua është e çuditshme, kështuqë të gjithë duhet të bashkohemi. Të gjithë thonë se lugina e Preshevës duhet të bashkohet dhe të unifikohet, Ne e krytem, nga ne mos kërkoni më asgjë, tani shikoni punët tuaja, unifikohuni ju dhe bëni një qasje kombëtare strategjike, të mençur, të thellë dhe afatgjate për qytetarët e Luginës së Preshevës

Lugina e Preshevës most ë jetë Pazar dhe plaçk tregu politik, port ë jetë factor politik I cdo bisedimi mes Beogradit dhe Prishtinës

Shqiprim Arifi: Po, ne jemi faktor, unë nuk e besoj që bëhet një marrëveshje mbi kokat tona në format secili siç kanë interesa aty dhe të pritet pastaj që ne ta implemetojmë. Pa qenë ne prezent aty në tryezë dhe pa marrë pjesë në negociata, askush mos të pret që ne ta implemetojmë. Kështu që në këtë drejtim Lugina e Preshevës nuk është një Pazar nuk është një mundësi që me bë Pazar me dikend dhe nuk është diçka që mundet dikush të luaj me Luginën e Preshevës absolutisht jo por është nje mundësi që të ketë Kosova një pozit më të fuqishme në tryezë e cila e faktrizon në tryezë, për momentin nuk është aq e faktorizuar, por do ta shohim tani në Qeverinë Kurtin si po ecin punët.
Tash pritshmërit në qytetin tonë, tek qytetarët e Luginës së Preshevës janë të mëdha, aq duhen të jenë të kujdesshëm edhe Kosova edhe faktori ndërkombëtar ku këtë gjë ia thash edhe këtu në SHBA kongresisteve amerikan që të kenë kujdes që pritshmërit mos të shëndrrohen në dëshprim se është e rrezikshme se ne frigohemi se ato pritshmëritë dhe ajo shpresë të shëndrrohet në dëshprim dhe pastaj më qytetaret tonë mos të shohin perspektiv dhe të ikin pasi që edhe Serbia na qaset agresivisht që 30 vite, Kosova dhe Shqipëria po na neglizhojnë, ndërkombetarët po na harrojnë e atëherë pse të jetojmë ne në Preshevë kështu që ne duhet të kemi kujdes dhe për këtë arsye une jam edhe avokat I asaj që të mbajme një SOCIAL COHESION të mbajmë një nivel për arsye se ndikohet edhe nga politika shqiptare edhe nga serbet por edhe nga ndërkombëtarët.

Me cfarë mesazhi largoheni nga kjo vizitë
Shqiprim Arifi : Mesazhi është I njejti të cillin e kam dhënë të gjithë javën gjatë takimeve që kam pasur me bashkatdhetart, ju lutem organizohuni bëhuni të mençur, leni anash subjektivitetet me njeri tjetrin që keni, bashkohuni në mendim se tash është një momentum I ri, ndoshta ky momentum nuk ka qenë nga shpallja e pavareësisë së Kosovës por mos të shkoj edhe në Luftën e UCK-së, është një momentum I ri, në këtë momentum Shqiptarët duhet të jenë të unifikuar ti harrojmë këto diversitete të kota dhe për mendimin tim subjektivitete dhe ekstreme, ti koordinojmë punët me Amerikë, zgjedhjet janë në prag në Shtetet e Bashkuara, mendoni mirë kend do ta përkrahim, kjo është me rëndësi mos të krijojmë barikada për në të ardhmen kjo është me rendesi që ju që jetoni këtu ti votoni njerzit t që I përkrahin shqiptaret në dialog. Për neve shqiptaret në luginë të preshevës është me jetë e ndërlidhur përfundimi I dialogut, sa më shumë kemi njerz apo përfaqësim në këtë proces të dialogut sa më mirë është për luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës, këtu në fund dua ta ceki se Ballafaqohet me një situat e cila është nonstop nën presion, për momentin në vitin e kaluar e ka SPEED UP pasivizimin e adresave Shqiptarëve në Luginë të Preshevës që don të thotë 30 vjet na kanë shkel, nuk kemi pas tekste shkollore në gjuhën shqipe, nuk kemi pas investeme në infrastruktur, nuk keni pas investime nga investitor, nuk I kemi pas të drejtat e elementare, e në fund tash vijnë dhe na suspendojnë adresën. Unë nuk po e di edhe ne sa mundemi me bartë, kështuqë në këtë drejtim lërni të gjithë ato subjektivitetet JU LUTEM organizonu, loboni për neve, shikoni këtu sillni njerezit e duhur në pozit, jeni factor I rëndësishëm që pastaj edhe neve të na ndihmojnë nëpërmjet dialogut se neve direkt për direkt nuk ka mundesi me na ndihmu përderisa dialogu nuk është I qartë, ne momentin kur në dialog pozicjonohet secili qartë dhe e kemi një Agreement pastaj në atë moment neve na ndihmoet dhe ne qka kërkojmë në luginë të Preshevës është pikërisht të kemi një reciprocitet kualitativ të thellë. Në qoftë se serbet në Kosove janë pjesë e kushtetutes kanë vende të rezervuara në parlament, janë pjesë e ndryshimit të kushtetutës që nënkupton pa ata nuk mund të ndrrohet kushtetuta e Kosovës, paramendoni pa serbet në Kosovë nuk mund të ndryshoet kushtetuta ata dmth e kanë defakto njëfarë asociacioni dhe njëfarë lloj statusi special defakto edhe dejuro, në qoftë se ne në luginë të Preshevës nuk e kemi atëherë është diqka e padrejt dhe serbise duhet tia themi, ia them unë, ia themi ne, por edhe ju në Amerikë duhet tia thoni kandidatëve tuaj që do të dijnë qe qka kanë me punu kur të hyjnë në pozit pastaj.
Kjo është porosia ime, Folni, Komunikoni, shfrytëzoni këtë kohë. Unë jam i nderum shumë, kam pas takime shumë të cilët më kanë lënë mbreëe me kongresistët normal, me komunitetin shqiptare, me Preshevarët, me Harry Bajraktarin I cili ishte një takim shumë shumë interesant dhe i këndshëm për arsye se është një person I cili ka një bagazh të aktivitetit, gjithashtu kemi zonjën Teutën e cila udhëheq shoqatën e Preshevës e cila më ka lënë mbresa që nga fillimi takimit me atdhedashuri, gjithashtu Mark Gjonaj I cili është një person që më ka lënë mbresë shumë shumë të madhe dhe pozitive, kam takuar njerëz që kanë vullnet për vendin tonë dhe ata më kanë insipiruar, më kanë dhënë fuqi dhe vullnet që në të ardhmen të luftoj edhe më shumë kundër Serbise për të drejtat e Shqiptarëve në luginë të Preshevës. Zoti ju bekoftë juve të gjithë Shqiptarëve në Amerikë, jam shumë faleminderues për të gjithë ata që i ceka por edhe ata që nuk I ceka, familjar kom taku, Preshevar kom taku prej Malit ZI, prej Kosovës prej Shqipërisë, kam qenë nëpër restorante shqiptar të cilet kishin sukses këtu, është njo komunitet fantastik.

B.S. Ju faleminderit!

Kryetari Arifi : Ju faleminderit shumë Ju !

Related Articles

Back to top button