Vuçiq : Nuk ka më naftë ruse për ne
Edhe pse deri dje besohej se paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së, e cila i referohet importit të naftës ruse, nuk do të çonte në kufizime për këtë burim energjie, tani kemi marrë informacione që sjellin një kthesë të plotë.“Nuk ka më naftë ruse për ne”, tha dje presidenti Aleksandar Vuçiq.
Praktikisht, Serbia tani nuk do të mund të furnizohet me naftë bruto ruse, e cila ka qenë dukshëm më e lirë në treg gjatë muajve të fundit, përmes naftësjellësit të Adriatikut (JANAF) apo ndonjë porti apo nga deti. Çmimi i saj, si dhe frika nga sanksionet e mundshme, ishin arsyeja pse Serbia e rriti ndjeshëm importin e saj të naftës bruto nga Moska në periudhën paraprake, nga 16 e vitit të kaluar në 60 për qind.
Për këtë arsye, importet nga Iraku, ku vitin e kaluar ka ardhur 47 për qind e naftës bruto, si dhe nga Kazakistani, i cili në tregun serb ishte i përfaqësuar me 10 për qind, janë ulur ndjeshëm.
Praktikisht, sanksionet e BE-së nënkuptojnë për Serbinë që rrjedha e naftës ruse do të ndërpritet përmes tubacionit të Adriatikut dhe se kjo sasi duhet të blihet nga tregjet e tjera, që do të thotë se do të kushtojë më shumë. Se kjo është kështu, tregon fakti se nafta irakiane ishte mbi 30 dollarë më e shtrenjtë se nafta ruse për fuçi në periudhën e mëparshme. Megjithatë, fakti është se nafta është një mall dhe se çmimi varet ekskluzivisht nga oferta dhe kërkesa.
Nëse dihet se vendet e tjera nga Evropa, të cilat importonin “arin e zi” nga Rusia, do të duhet të fokusohen në tregjet irakiane dhe tregjet e tjera, atëherë mund të rrisë lehtësisht kërkesën dhe çmimin.
Ekspertet në efiçencën e energjisë, na thane së fundmi se Serbia do të duhet të fokusohet përsëri në naftën nga Iraku dhe Kazakistani dhe se kjo kthesë mund të çojë në disa shqetësime.
– Nafta është një mall, që do të thotë se çmimi përcaktohet nga oferta dhe kërkesa. Në këtë rast, kur do të ketë më pak naftë ruse, pasojat mund të jenë presion mbi kërkesën, dhe kjo mund të çojë në një çmim më të lartë.
Ndalimi i importit zakonisht zbatohet për naftën e dorëzuar nga anijet dhe vendet pa dalje në det si Hungaria, Bullgaria, Republika Çeke dhe Polonia janë të përjashtuara përkohësisht nga kjo masë.
Serbisë do t’i duhet të gjejë një mënyrë për të kontaktuar vendet e tjera të OPEC-ut, organizatës së vendeve eksportuese të naftës që u themelua. Përveç Irakut, janë edhe Algjeria, Indonezia, Irani, Kuvajti, Libia, Nigeria, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela.
Çfarë është JANAF?
Tubacioni i Adriatikut u ndërtua në vitin 1979, kur cisterna e parë e naftës bruto mbërriti në terminalin Omishalj në ishullin Krk. Në atë kohë ishte pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. JANAF shpërndan naftë për nevojat e rafinerive në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke.