Teatri i Preshevës merr pjesë në Gostivar në “Festivalin e Teatrove Othello” me shfaqjen “Tri mendje në ankand”
Nga dita e hene deri te shtunen ne Gostivar ka filluar te mbahet festivali “Othello” ne te cilen do te marrin pjese gjashte trupa teatrale nga Turqia, Shqipëria, Maqedonia, Bulgaria, Kosova dhe Presheva.
Ne kete festival Teatri i Presheves do te marre pjese me shfaqjen “Tri mendje ne ankand”.
Rreth dramës “Tri mendje në ankand”:
Drama zhvillohet ne dhomen e nje spitali psiqiatrik, ku tre te semure te kesaj dhome, kane gjithe shqetesimin e tyre, per te zene pikat e kesaj psiqiatrie qe pikon nga te gjitha anet. Simbolika eshte e qarte dhe e mprehte. Tre personazhet tane, qe perfaqesojne dhe tre krahe te ndryshme te politikes, njeri ne njerin krah, tjetri ne krahun tjeter dhe i treti qe nuk di kujt t’ja prish dhe kujt t’ja ndreq. Tre ish intelektuale, qe tani kane marre persiper te mbulojne pikat e kesaj çatie qe pikon, shpesh here ne ironine e rolit qe kane marre persiper akuzojne boten qe e rrethon se “eshte me e cmendur se ç’jane ata te çmendur qe jane te shtruar ne kete spital” . Ironia dhe sarkazma marrin formen e tyre me te plote kur ne ndihme te ketyre te “çmendurve” vjen nje organizate humanitare, qe ne misionin e saj per te ndihmuar kete psiqiatri qe pikon, bie oturak dhe çadra qe te zene pikat e çatise se shpuar. Dhe ironia arrin kulmin kur tallja e tyre shkon deri ne dhimbje. Ata jo vetem qe i bien keto oturake dhe çadra si mjete per te zene vrimat, por dhe spjegojne si duhet ti perdorin, duke theksuar qarte dhe drejteperdrejte simboliken e nje braktisje totale te dikujt, i detyruar te jetoj nen nje çati qe pikon dhe qe shpresen per ti ikur kesaj te keqe e shikojne vetem ne disa ndihma oturakesh dhe çadrash qe vine nga jashte dhe qe jane dhe te detyruar poshterisht ti buzeqeshin dhe spjegimeve qe jepen si hapet nje çader dhe si mund te ulesh mbi nje oturak.
Ne kete linje eshte dhe personazhi i Popit, qe jo padashur eshte eshte quajtur Popi, shkurtimisht i fjales popull, qe është një kukëll , qe sinjifikon ne menyre te drejteperdrejte ate pjese te popullit, që si një kukull, me heshtjen e dhe memecerine e tyre, e forcojne me shume kete çmenduri qe jepet nepermjet kesaj dhome psiqiatrie , gjysem te shkaterruar, me nje çati qe pikon.
Nga e qeshura qe te shoqeron gati gjate gjithe drames, ajo mbyllet ne menyre tragjike, ku dhe vete tre personazhet tane, shfaqin dhe dramen e vet te tyre, e cila perforcon edhe njehere faktin qe fati i kesaj psiqiatrie qe pikon nga te gjitha anet, eshte real dhe se me shume se per te qeshur, eshte per ti vene gishtin kokes ndaj kesaj çmendurie qe kerkon te zere pikat e vete se vet me ane oturakesh dhe çadrash qe vine nga jashte.