A ka nevoj oganizmi juaj për kripë dhe ushqim të kripur?
Edhe pse kripa shpesh ka një “nam të keq” si një përbërës me të cilin duhet pasur kujdes, ajo është ende një pjesë e pazëvendësueshme e dietës ditore. Në rast se mendoni se trupi juaj po e dëshiron këtë ushqim më shumë se zakonisht, mund të ketë një arsye të mirë.
Natriumi dhe kloruri janë dy elektrolite thelbësore që kombinohen për të formuar kripën e tryezës. Këto lëndë ushqyese luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e lëngjeve të trupit, pH të gjakut dhe funksionin nervor.
Nëse trupi juaj jep një sinjal se ka nevojë për kripë më shumë se zakonisht, kjo mund të jetë një mënyrë për t’ju treguar se ka mungesë të këtij minerali, por gjithashtu flet për zakonet e këqija të të ushqyerit dhe gjendjen e hormoneve në trup.
Dehidratim
Për shkak se natriumi dhe kloruri janë të nevojshëm për ekuilibrin e lëngjeve në trup, dehidrimi mund të shkaktojë nevojën për më shumë kripë. Kjo është mënyra e trupit tuaj për t’ju bërë të hani ose pini më shumë natrium dhe klorur që mund të ndihmojnë në përmirësimin e statusit tuaj të hidratimit.
Përveç ngrënies së më shumë kripës, mund t’ju duhet të pini më shumë lëngje për të përmirësuar më tej hidratimin. Kur jeni të dehidratuar, mund të vëreni disa simptoma të tjera – dhimbje koke, ulje të urinimit, letargji dhe ndjenjë etjeje.
PMS
PMS mund të shkaktojë një sërë simptomash, dhe ndërsa disa mund të vërejnë më shumë simptoma emocionale si luhatjet e humorit, të tjerët gjithashtu mund të vërejnë një ndryshim në oreks dhe dëshira për disa ushqime të njohura. Edhe pse nuk ka një teori të mirëpërcaktuar se pse ndodh kjo, hormonet luhatëse mendohet se luajnë një rol të rëndësishëm.
Stresi
Një gjendje tjetër ku përfshihen hormonet mund të jetë arsyeja pse keni dëshirë për kripë – stresi. Hormoni kryesor që ndihmon trupin tuaj të përballet me stresin quhet kortizol. Ky hormon lirohet nga gjëndrat mbiveshkore si përgjigje ndaj stresit dhe ndryshon funksionet e trupit, presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe madje edhe përdorimin e glukozës.
Një studim në Journal of Neuroscience sugjeron që njerëzit me nivele më të larta të natriumit në gjak, i njohur gjithashtu si hipernatremia, çlirojnë më pak kortizol kur përjetojnë stres. Kjo mund të shpjegojë pse trupi dëshiron kripë gjatë periudhave të stresit, pasi konsumimi i më shumë mund të jetë një nga mënyrat e trupit tuaj për të menaxhuar stresin.
Mosbalancimi i elektroliteve
Çdo gjë që mund t’ju bëjë të humbni më shumë lëngje se zakonisht, të tilla si stërvitja, moti i nxehtë ose temperatura e lartë, të vjellat, diarreja, mund të çojë në një çekuilibër të elektroliteve. Së bashku me humbjen e lëngjeve të trupit që mund të përjetoni në këto kushte, ju humbni edhe elektrolite të vlefshme, si natriumi, i cili më pas shpesh çon në dëshira për kripë.