Ku mbeti marrëveshja E KONÇULIT?

Shkruan: Refik HASANI
Nuk mund të harrojmë që në Serbi vetëm pasi të njihët Kosova duhet të fillojë het periudhën e ridëfinimit, rregullimit të brendshëm të shtetit të Serbisë. Vojvodina, si një shtet i barabartë në këtë federatë, duhet të përcaktojë lidhjet me Serbinë, si dhe rajonet status kërkuese që i kanë në këta huri që përfshinë tri komunat e banuar me shumicë shqiptare në Serbinë jugore me komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Kurresesi nuk do të lejohet ky status quo, pasi popullata ka organizuar dhe mbajtur referendum më 1 dhe 2 mars 1992 për të drejtët e tyre dhe bashkëngjitje me Kosovën, ka ngritur dhe formuar formacionin ushtarak të UCPMB-së. Njihen ndërkombëtarisht marrëveshja e Konçulit më mbikëqyrjen dhe garancinë e bashkësisë ndërkombëtare. Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë vërtetë duhet të bisedojnë ende për shumë çështje të hapura; një ndër kyçesoret është për reciprocitetin. Njohjen e ndërsjellë dhe nacionalitetin shqiptar, që është në Serbinë jugore, dhe për serbët lokalë të Kosovës.
Nuk duhet të harrojmë asnjë rast në të kaluarën dhe periudhën kohore 1945–1999, ku përfshihet dhe lufta e fundit në Kosovë, si dhe intervenimi i NATO-së. Sipas statistikës së kombeve të bashkuara, janë mbi 10,000 civil shqiptar të vrarë në Kosovë. Kjo është një nga masakrat dhe spastrimet më të mëdha që ka ndodhur në Ballkan. Edhe për këtë nuk është dhënë asnjëherë ndonjë kërkimfalje nga Serbia, dhe nuk është dërguar asnjë njeri për ndjekje penale për masakrat në Kosovë. Gjithashtu, duhet përkujtuar se janë mbi 1,600 shqiptar që figurojnë të zhdukur.
Në anën tjetër, edhe vetë Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës nga ana e Maqedonisë dhe e Malit të Zi, si shtete fqinje, vetëm republika e Serbisë ende nuk e ka njohur, prandaj do të ishte e rrugës së pari ta njohë Kosovën si shtet. Tani, ditët e fundit më shumë, po dëgjohen zëra që “Krahina autonome Vojvodinës nuk do të pranojë çfarëdo kushte që i vihen nga Serbia, por do të kërkojë të drejtën më të mëdha si ulëse në Këshillin e Evropës dhe instanca të tjera ndërkombëtare. Po ashtu krahina e banuar me shumicë shqiptare në Serbinë Jugore me komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ku respektivisht edhe në përgjigje këtë status, pasi që popullata atje ka mbajtur një referendum më 1 dhe 2 mars 1992 për të drejtët e tyre dhe bashkëngjitje me Kosovën, ka ngritur dhe formuar formacionin ushtarak të UCPMB-së. Njihen ndërkombëtarisht marrëveshja e Konçulit më mbikëqyrjen dhe garancinë e bashkësisë ndërkombëtare. Edhe është i njohur rasti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që është njohur rasti i Sanxhakut dhe i Sllavonisë Lindore dhe shumë raste të tjera. Prandaj që edhe pasi Serbia ta njohë Republikën e Kosovës, nuk mund të supozojmë se mbyllet kapitulli e zgjidhjes së çështjeve që ndërlidhen me vetë Serbinë!? Çfarë është interesimi i rajonit apo Krahësisë së Sanxhakut, i banuar me popullatë boshnjake, për organizim referendumi dhe zyrtar për Serbinë Jugore, më 1 e 2 mars, mbajt referendum për bashkim me Kosovën. Përfundimisht Kosova duhet të mbrojë interesat e shqiptarëve në Serbi, për të drejtat e tyre si popull autokton, për status të veçantë, për përfaqësim në institucione dhe njohjen e kombësisë shqiptare ashtu si janë. Raporti i fundit prej 74 faqe nga Organizata prestigjioze ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, e ka kritikuar republikën e Serbisë ka dështuar ta zgjidhë asnjë varg krimesh të motivuara etnikisht kundër pakicës shqiptare. Raporti vëren se vetëm gjatë gjashtë muajt shtator dhe mars janë raportuar më shumë se 200 incidente kundër shqiptarëve etnikë vetëm në 10 raste kanë rezultuar që autoritetet serbe i kanë arrestuar. Prandaj, partisë nuk i lejohet të veprojnë ka tjerat në Serbi, e sidomos për çështje të paadresuara me rëndësi në mënyrë përkatëse.
Nuk është e logjikshme që shqiptarëve të tjerë të qëndrojnë në Vojvodinë dhe t’u mohohet e drejta e organizimit, pjesëmarrjes në pushtet, dhe e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Referendumi i udhëhequr dhe monitoruar nga faktorët ndërkombëtarë. Me Kosovën që të jetë barabartë dhe Serbia mos të ia harxhonte kohën e ndërkombëtarëve, por të ndihmonte që të ndahen përgjegjësitë në instancat ndërkombëtare në OKB, BE për zbatim të drejtave të njeriut dhe të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Populli shqiptar i Preshevës duhet opsionet për ndonjë autonomi substanciale. Për këtë duhet të nënshkruhet një marrëveshje e re ligjore për të gjitha të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nëse nuk gjendet një zgjidhje e tillë për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, për hungarezët në Vojvodinë, për boshnjakët në Sanxhak. Shteti serb nuk mund të jetë shtet unitar, me vetëm një komb.
Në fund Serbia duhet të marrë pjesë në këtë proces, që të jetë e hapur për kërkesa të pjesëtarëve të komuniteteve jo serbe që jetojnë në territorin e vet. Serbia do të duhej të tregojë gatishmëri për t’u marrë me kërkesat e këtyre komuniteteve. Vetëm në këtë mënyrë është e mundshme për të mbajtur paqen dhe për të mos e cenuar sigurinë dhe stabilitetin e rajoneve, krahinave me popullatë dhe territor kompakt, që kërkojnë të veçohen ta bartë dhe t’ia tërheqë veten në dhe rreth Kosovës. Politika shtetërore e Serbisë si shtet, ende është shumë më tej të ngutemi për t’i ndihmuar dhe problemet t’i vogla, që nuk duhet të ballafaqohet për t’i bërë një zgjidhje. Serbia atë që dëshiron për serbët e Bosnjës, atë që kërkon për serbët e Kroacisë, atë që kërkon për serbët në Mal të Zi, atë që kërkon për serbët në Kosoëvë, e që ka pasur rastin më të mirë pas përfundimit të luftës, pas 24 marsit, është që të kërkojë edhe për shqiptarët në komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, nëse synohet ndonjë marrëveshje e re e qëndrueshme për Ballkan dhe kjo është ndër të vetmet mundësi për zgjidhje të drejtë për bashkëjetesë afatgjate për shqiptarët në Serbinë Jugore.
Nëse bashkësia ndërkombëtare me të vërtetë dëshiron paqe në Ballkan dhe fqinjësi të mirë ndërmjet shteteve, duhet që kjo zgjidhje të jetë shembull edhe për rastet tjera në shtetet e veçanta, siç është rasti i Sanxhakut dhe komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Nëse nuk zgjidhet kjo çështje, atëherë edhe vetë Serbia nuk do të jetë në paqe me vetveten. Kjo është njëra nga temat kyçe për të cilën do të duhej të diskutohet dhe të shqyrtohet në mënyrë serioze.
(Autori është publicist i pavarur nga Malësia e Bujanocit, pjesëmarrës i Konferencës së Rambujesë)