Nxënësit shqiptarë marin libra me gabime, dikush u pasurua nga përkthimi (Foto)
Librat të cilat iu kanë servuar sot falas nxënësve shqiptarë të Luginës nga Ministria e Arsimit dhe sportit e Sërbisë, disa nga to janë me gabime të shumta në përkthim.
Edhe pse për klasën e tretë libri “MBROJTËSIT E NATYRËS” është botuar me shumë gabime të cilat janë edhe të dëmshme për nxënësit, sepse në disa gabime humb plotësisht edhe kuptimi i fjalisë, por ka edhe nga ato të cilat qysh në fillim të artikullit nis gabimi. Këto gabime si duket nuk janë nga origjinali, sepse kjo libër është e përkthyer nga libri në gjuhën serbe (Cuvari prirode) Përkthyesit edhe përkundër pagesës së majme që kanë marrë për përkthimin ata si duket nuk iu janë përkushtuar që libri edhe përkundër përkthimit nga gjuha serbe të paktën të jetë pa gabime. Sipas përshkrimit në libër, përkthimin dhe përshtatjen e ka bërë Bukurie Hetemi mësuese e gjuhës Angleze e shkollës fillore, ndërkaq lektorimin në gjuhën shqipe Qenan Hetemi prof i gjuhës dhe letërsis shqipe, por që ky liber ka shumë gabime flasin fotot që do ti shihni në vazhdim. BujanociNet