Lajme

CADD tryezë të rrumbullakët me gazetarë të mediave lokale dhe atyre kombëtare

Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë (CADD) organizoi një tryez të rrumbullakët në Preshevë me gazetarët e mediave lokale dhe atyre kombëtare, me çrast u diskutua për pjesëmarrjen e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.
z. Jeton Ismaili – ( Spektri )- tha se nuk ka ndonjë risi në listat e subjekteve politike qoftë për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare duke veçuar Partinë për Veprim Demokatrik e cila kësaj rradhe për bartëse e listës ka znj. Ardita Sinani.
z. Belgzim Kamberi – ( KDNJ)- mendon se zgjedhjet lokale mund të sjellin ndryshim vetëm në mënyrë figurative, por jo dhe në atë përmbajtësore.
z. Baki Rexhepi – ( RTK ) – thot se përkundër propagandas së deritashme subjektet politike nuk po tregojnë gatishmëri për tu përballur me çeshtjet kyçe të të drejtave të Shqipëtarëve për derisa nuk po tregojnë një seriozitet në angazhimin e tyre për zgjidhje konkrete.
z. Skender Saqipi – ( Titulli ) – duke folur për zgjedhjet tha se është e patjetërsueshme pjesmarrja në zgjedhjet parlamentare dhe në ato lokale në mënyrë që zëri i Shqipëtarëve të jetë i fuqishëm për përmirësimin e të drejtave të tyre.
Ndërkaq Fatlum Hetemi në diskutimin e tijë tha se është fatkeqësi edhe pas njëzet viteve të diskutojmë për strukturën e njejtë politike.
Emruesi i përbashkët i kësaj tryeze ishte që klasa politike duhet të vedisohet në përgjegjësitë që ka për përfaqësimin e denjë të interesave të shqipëtarëve , sidomos tani kur pritet të hapën kapitujt mbi të drejtat e njeriut të cilat janë kusht për Integrimin e Serbisë në BE.
Ky pra është debati i tretë i ( CADD), që ka për synim ngritjen e vetëdijes politike dhe kombëtare të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button