Tifozët befasojnë futbollistët e Kosovës, iu këndojnë para hotelit

Dhjetëra tifozë kanë shkuar para hotelit ku janë të vendosur futbollistë e përfaqësueses së Kosovës. Lojtarët kosovar kanë mbetur të befasuar me gjestin e simpatizuesve.
Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, të vendosur në Hotel Emerald,janë befasuar nga tifozët kosovarë.
Dhjetëra simpatizues kanë shkuar para Hotelit, ku janë të vendosur të përzgjedhurit e Albert Bunjakut, dhe kanë përkrahur futbollistët, të cilët në ora 15:00 do të luajnë kundër Haiti.
Me të dëgjuar zhurmat, futbollistët kanë dal menjëherë në bllokonin e hotelit. Shikojeni videon, e cila i ka rrëqethur yjet e futbollit kosovar.